Gostivar: Arrestohet 69 vjeçari, dyshohet për “fajde”

SPB Tetovë njofton se kanë ndaluar një person në Gostivar i cili dyshohet për “fajde”.

“Me datë 08.08.2024 në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga L.B. (34) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit se së bashku me F.M. babait të tij G.B. në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash me hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës.

Siç raportohet, pasi L.B. ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante. I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu