Hoxha nga Shkupi: T’i pagëzojmë fëmijët me emra shqip!

E pranoj, jam vetëkritik. Vetë unë kam një emër të çuditshëm me origjinë gjuhësore arabo-hebraike. Kështu më pagëzoi im atë kur linda vitin 1969. Me atë rast, ai nga gëzimi që Zoti i fali një djalë, e ftoi dhe hoxhën e mëhallës sonë për të kryer ceremoninë fetare të pagëzimit. Mua nuk më ka pyetur askush për pagëzimin tim me këtë emër, njëlloj siç nuk i ka pyetur askush as shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Ndër gjeneratat e vjetra dendur figurojnë emrat me origjinë të huaj lindore. Dhe ky fakt është shqetësues!
Çuditërisht, kulturat e huaja ushtruan ndikim të jashtëzakonshëm në sferën e identitetit, zakoneve, kulturës dhe qytetërimit tonë të lashtë iliro-dardano-arbëror. Rrjedhimisht ata ushtruan ndikim edhe në vënjen e emrave të porsalindurve. Kryesisht, në dominancë, besimi i krishterë katolik ndikoi në emërtimet latino-italiane; besimi ortodoks në emërtimet greko-helene dhe ai mysliman në emërtimet arabo-perso-turke. Sundimet shekullore romako-bizantine, sllave e osmano-turke e bënë të veten në këtë drejtim, duke aķulturuar e shkombëtarizuar kulturalisht shqiptarët. Kësisoji, këto perandori shkërmoqën dhe përdhosën doket dhe zakonet tona, si dhe ndryshuan në favor të tyre antroponimet dhe toponimet tona.
Falë ngritjes së vetëdijes kombëtare, që dekadat e fundit qysh nga periudha e Rilindjes sonë Kombëtare ka marrë hov ndër gjeneratat e reja shqiptare, prindërit e rinjë po i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra të origjinës iliro-dardano-shqiptare. Dhe ky fakt na gëzon pa masë. Kuptimet e bukura e domethënëse në gjuhë shqipe të emrave ndikojnë pozitivisht në ndërgjegjësimin kombëtar dhe njerëzor të rinjëve e të rejave tona. Kësisoji ne shpërfaqim një respekt e admirim të lartë ndaj gjuhës, kulturës dhe personaliteteteve tona madhore kombëtare. Njëherësh, kjo i ndalë hovin tendencave akulturale dhe shkombëtarizuese në familjet dhe shoqërinë tonë.
Në këtë rrafsh është për t’u përshëndetur edhe ndryshimi i toponimeve të qyteteve dhe fshatrave tona nga emrat me origjinë sllavo-turke në emra shqip.
Detyrë madhore kombëtare sot për ne është të shqiptarizojmë rrënjësisht dhe integralisht emrat, doket, zakonet, toponimet dhe komplet vlerat tona kulturo-qytetëruese kombëtare. Pse jo, duhet të shqiptarizojmë në masë të konsiderueshme edhe doket tona fetare, që ato t’ia përshtasim kodit tonë kanunor/zakonor, kuptohet pa prekur në substancë të kodeve e dogmave të kanonizuara të krishtera e islamike.
Këto janë elemente imanente që përdëshmojnë në vazhdimësi, ndër shekuj e breza, lashtësinë, autenticitetin dhe autoktonësinë tonë kombëtare iliro-dardano-shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Respekt e konsideratë të thellë për të gjithë ata/ato shqiptare e prindër tanë që tregojnë përgjegjësi, syçelësi dhe vigjilencë në ruatjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës dhe qytetërimit tonë autentik arbëror!

Zekerija Idrizi – Pjesë nga libri im “Monolog”
Berlin

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu