Zeqiri i përgjigjet Ibrahimit: Heshti për Vjosën, ushtarin e UÇK dhe sigurimin, u zgjua për postin e Afrimit

Arben Zeqiri, zëdhënës i ASH-së:

Heshti për Vjosën, ushtarin e UÇK dhe sigurimin, u zgjua për postin e Afrimit
U arrestua ushtari i UÇK nga Kosova, me fletarrest nga Sërbia, atij nuk ju dëgjua zëri të reagojë e të bëhet patriot. U ofendua edhe u shtyj fizikisht presidentja Vjosa Osmani, ai përsëri heshti. Lidhur me këtë rast, së fundmi u dënua edhe sigurimi i Afrim Gashit që me urdhër të këtij të fundit kishte bërë “shkeljen”, ai përsëri heshti. E kur u vu në “pikëpyetje” posti i shokut të tij, Afrim Gashi, përmes një “interpelance” të lodhur e manipulative, ai foli dhe përnjëherë na u bë patriot i madh. Ky është Zeqirja Ibrahimi, lideri në tentativë i Alternativës, i cili sot kishte tentuar të bëjë propagandë (nuk është as PR), me interpelancën e Levicës ndaj shokut të tij. E kishte mbështjellur aq keq, saqë kishte dalë edhe qesharak. E kishte lidhur me NATO-n, për çka Gashi dhe posti i tii nuk kanë asnjë lidhje, përveç mbi 15 mijë eurove që kishte harxhuar për shetitje me kabinetin dhe bashkëshorten e tij në Uashington. Kishte tentuar ta sfidojë edhe koalicionin fitues në bllokun shqiptar, por edhe kjo i kishte dështuar sepse normalisht nënvetëdija nuk i kishte lejuar të jetë shumë kreativ në diçka që nuk ka asnjë bazë.

I nderuar Zeqirja!
I gjithë opinioni e dijnë se interpelanca e Levicës fillimisht është një lojë spinash për të ndezur debat nacionalist në bllokun maqedonas. Jo, ju nuk jeni pjesë e lojës sepse tanimë as në lojra nuk ju llogarisin bashkëpunëtor, por vetëm objekt trajtimi.

Askush nuk mërzitet për shkarkimim eventual të Gashit sepse e dijnë se Levica dhe VMRO, edhe po t’i kenë mumrat nuk e bëjnë këtë. Nuk e shkarkojnë ata gjithë atë investim që kanë bërë me vite. Nuk e japin aq lehtë ata një njeri që e detyruan të heq dorë nga atdheu, e pastaj e detyruan të deklarohet edhe sekularist, e në fund e goditën dhe turpëruan duke ja suspenduar edhe shefin e sigurimit e ai “nuk ka informacion” se çka ndodh. Mos të flasim për veprimet e tjera, që ai jo vetëm nuk reagonte, por shpesh edhe i arsyetonte e legjitimonte.
Prandaj, mos luani lojra të kota që as vetë s’ju besoni. Ju kanë lexuar, të gjithë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu