Mickoski shpall moratorium, VLEN: Ajo deklaratë i dedikohet BDI-së

Për koalicionin Vlen deklarata e Kryeministrit Hristian Mickoski i cili nga Krusheva shpalli moratorium për temat që kanë të bëjnë me çështjet etnike është e dedikuar për BDI-në. Nga kjo parti thonë se Koalicioni VLEN marrëveshje të fortë me VMRO DPMNE-në dhe nuk do të heqin dorë nga kjo.

“Vlerësojmë që deklarata e kryeministrit Mickovski i dedikohet BDI-së, të cilët shpresojnë që do t’i përsëritet periudha 2006-2008. Sot 16 vite më pas, BDI pa legjitimitet zgjedhor tek shqiptarët dhe si opozitë po përballet me përgjegjësinë gjyqësore për korrupsionin politik të ish funksionarëve të tyre. Manipulimet e lidershipit të frikësuar opozitar të BDI-së nuk rezonojnë më te shqiptarët. Koalicioni VLEN ka një marrëveshje të fortë me VMRO DPMNE-në për parimet mbi të cilat mbështetet qeveria e re dhe nuk do të heqim dorë nga kjo”, thonë nga VLEN.

Në fjalimin e tij kushtuar ditës së ilindenit kryeministri Mickoski deklaroi se nuk do të flas për tema që krijojnë tensione etnike, pasi vlerësoi që vendi ka probleme tjera.

“Shpall moratorium të bisedave për tema që përçajnë dhe keqpërdorin çështjet etnike, thërras të gjithë liderët të flasim për atë që i zgjidh problemet, ekonominë, arsimin dhe inovacionet. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët janë me të vërtetë të lodhur nga shpërdorimi i pozitave të tyre dhe fakti që elitat politike ndërtojnë karriera mbi shpinën e tyre, ndërsa ne të gjithë ndajmë të njëjtin fat. Prandaj nuk do të drejtoj një bisedë për tema që krijojnë tension dhe keqpërdor çështjet etnike dhe u bëj thirrje të gjitha palëve, subjekteve dhe liderëve që të flasin për atë që është me të vërtetë e rëndësishme, që është ekonomia, arsimi dhe risitë që sjellin të ardhmen”, deklaroi Mickoski.

Kohëve të fundit problemet ndëretnike në vend morën hov kur në opinion është aktuale tema e balancuesit, rasti i ish-luftëtarit të UÇK-së dhe incidenti I presidentes Vjosa Osmani. Por edhe probleme të jashtme diplomatike, si me Greqinë, Bullgarinë dhe së fundmi me Kosovën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu