Tahiri për rastin e presidentes Osmani në Shkup: Skandal i rëndë diplomatik

Kryetari i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se incidenti në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja Vjosa Osmani, është skandal i rëndë diplomatik mes dy shteteve.

“Presidentja e Kosovës ndalohet, shkelen të gjitha konventat, protokollet diplomatike, ky nuk është skandal është incident i rëndë diplomatik mes dy shteteve”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Tahiri tha se me këtë incident pjesë janë dëmtur marrëdhëniet rajonale.

Para tij, në lidhje me këtë rast ka ironizuar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri.

“Për me komentu këtë duhet me ditë ndonjë këngë të Dafinës. S’po di cila këngë e Dafinës i kish shku për shtati”, tha Tahiri në konferencë për media, duke përdorur debatin indirekt që u bë para pak ditësh mes presidentes Osmani dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, përmes dy këngëve të Dafina Zeqirit.

“Nuk më habit fakti sepse atje kemi një ndërrim pushteti që mund të ketë ndërrim në qasje, këtij ndërrimi të pushtetit i ka kontribuar shumë edhe qeveria jonë”, tha Tahiri.

Teksa rasti po cilësohet si skandal diplomatik, dy anë të kundërta janë dhënë nga autoritetet e Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Presidenca e Kosovës deklaroi që sigurimi i Aeroportit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani.Sipas Presidencës, kjo nuk ishte pranuar nga presidentja, derisa pas kësaj kishte pasur edhe tentim së shtyrjes fizike nga ana e sigurimit të Aeroportit ndaj presidentes, sa që është dashur të intervenoj Policia e Kosovës.

Ndërsa, autoritetet në Maqedoni të Veriut thanë së telefoni presidentes ju kishte kërkuar për skanim, por më pas në Aeroport erdhën edhe disa policë të tjerë, njëri nga ta sigurim i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e që më pas të njëjtët kërcënuan punëtorët aty.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu