Qoku i VV-s arsyetohet për skandalin me Osmanin duke akuzuar BDI-në

Znj presidente Vjosa Osmani,
na falni që ne qytetarët shqiptarë të MV nuk kemi dëshmuar kapacitet:
– që të largojmë më herët nga pushteti partinë që për 20 vjet arriti të dëbojë nga shteti rreth 500 mijë bashkëkombas të juaj shqiptarë;
– që të ndërtojmë 12 km rrugë që lidh MV dhe Kosovën, pra me shtetin me të cilin MV ka pasur gjithmonë një bilanc pozitiv të shkëmbimit tregtar.
– që të shkarkojmë ministrin e Ali Ahmetit, kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani i cili paraqiti propozimin 9 pikësh me çka fovorizonte dukshëm palën serbe kundrejt Kosovës;
– që të largojmë Ali Ahmetin i cili nuk e dënoi kurrë institucionalisht aktin terrorist serb mbi shtetin tuaj në Banjë;
– që largomë nga pushteti Ali Ahmetin dhe partinë e tij që nuk denjuan as ta ngushëllojnë familjen e heroit tuaj Afrim Bunjaku;
– që ta heqim nga froni Ali Ahmetin që i vardisej me nderime dhe përulje presidentit Vuçiq, armikut të përbetuar të shtetit tuaj;
– që ta detyrojmë Ali Ahmetin i cili jo që doli nga Ballkani i Hapur, por e promovoi dhe avancoi atë projekt serb aq të dëmshëm për Kosovën tuaj;
– që ta heqim BDI-në dhe Ali Ahmetin që kanë korruptuar sistemin e drejtësisë deri në atë shkallë sa ish ushtarët e UÇK-së arrestohen e mbahen në paraburgim me urdhërarreste të lëshuara nga autoritetet e shtetit që Kosova e ka armik të përbetuar;
– që ta largojmë Ali Ahmetin dhe BDI-në për 22 vite në pushtet në vend të investojë në rrugë, infrastrukturë, në thellim të marrëdhënieve tregtare, kulturore e sociale me Kosovën ai ka investuar në pasurimin e fëmijëve të tij, nipërve, mbesave, dhëndurëve, të cilët në moshë të re janë bërë pronarë të kompanive super milionëshe;
– që në vend t’ua lehtësojë pacientëve shqiptarë nga Kosova, të cilët i kanë rrjepur në spitalet e MV, ai, bashkë me Artan Grubin, kanakarin e tij, ka investuar vetëm në kazino dhe lotari. Një nga kazinot e ke menjëherë sapo e kapërcen kufirin, znj presidente.

Zn. presidente Vjosa Osmani, Ali Ahmeti dhe partia e tij i ka bërë shumë mëkate këtij populli të vuajtur dhe të nëpërkëmbur në këto 22 vjet. Jo më kot ai po emigron në përmasa egzodi. Fatkeqësisht ai kur ju kërkon falje, nuk e ka për ju, por po keqpërdor prestigjin tuaj për pikë të ulëta politike. Ai abuzon me gjithçka të ndershme shqiptare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu