Maqedonasi punësohet si shqiptar në Radiotelevizionin e Maqedonisë!

Në Radiotelevizionin publik të Maqedonisë shpallet konkurs për pranimin e një shqiptari, në pozicionin e punës si zjarrfikës në Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri. Megjithëse interesimi ishte i shtuar nga disa kandidatë shqiptarë, Komisioni për përzgjedhjen e punësimit i themeluar nga drejtori i Radiotelevizionit Maqedonas vendosi të zgjedh Daniell Karafinolvski me vendim dhe pagë të majme neto prej 30,061 denarëve. Ai ishte deklaruar si shqiptarë, duke keqpërdorur metodën e balancuesit me deklarime të rrejshme të etnitetit. Megjithëse sipas konkursit kandidatët me të dhëna të rreme diskualifikohen, ata vetë bënë të kundërtën.

“Sipas planit vjetor të institucionit për vitin 2023, punonjësit e pritshëm janë 1 (një) zbatues shqiptar. Në aplikim, kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në aplikacion janë të sakta, dhe provat e paraqitura janë të vërteta me origjinalin. Kandidati që ka futur të dhëna të rreme në aplikim diskualifikohet nga procedimi i mëtejshëm sipas këtij njoftimi”, njoftojnë nga Radiotelevizioni publik i Maqedonisë.

Për tu punësuar në administratën publike në Maqedoni, nuk të mjaftojnë vetëm kualifikimet arsimore dhe përvoja e punës. Përveç një lidhje të fortë partiake, gjë që theksohet edhe në raportet e KE-së, është shumë me rëndësi se çfarë kombësie ndjehesh. Kriter ky i mekanizmit të balancuesit për përfaqësim adekuat. Fare pak ka lidhje nëse origjina juaj është shqiptare, por kur duhet zënë një vend pune me rrogë të majme, sikurse qindra të tjerë nëpër institucione shtetërore, Daniel Karafinolvski deklarohet shqiptar, për konkursin e MRTV-së që vendimi u mor më 18 dhjetor, duke hyrë në fuqi, me firmosjen e drejtorit të këtij institucioni Marjan Cvetkovski.

“Kandidati në fjalë ka plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës, me diplomë adekuate dhe certifikatë për kursin e kaluar të mbrojtjes nga zjarri (PPZ). Të gjitha ata që kundërshtojnë këtë vendim, kanë afat ligjor prej 8 ditësh të dorëzojnë ankesat përkatëse, të cilat do të shqyrtohen”, thonë nga Radiotelevizioni publik i Maqedonisë.

Keqpërdorimi i balancuesit është bërë ndër vite, pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore kur bëhet fjalë për 20% të vendeve të rezervuara për shqiptarët dhe të tjerët. Shfrytëzimi i vakumit ligjor, ka bërë që as në certifikatat e lindjes as në dokumentet personale të mos evidentohet grafa etnike, gjë që secili që synon për të marr hise nga pozitat e punës së shqiptarëve, shkon në notar dhe deklarohet si i tillë. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu