Bitcon vazhdon të rritet pas fjalimit “historik” të Trump-it

Pas fjalimit “historik” të kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, në Konferencën e Bitcoin-it dje, çmimi i kriptomonedhës është rritur me mbi 3 për qind brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu. Trump në një fjalim në Nashville tha se SHBA-ja do të jetë kryeqyteti i kriptove të planetit dhe superfuqia e Bitcoin-it në botë.

“Nëse kriptoja do të përcaktojë të ardhmen, unë dua që ajo të minohet dhe të prodhohet në SHBA. Ajo nuk do të bëhet askund tjetër”, tha Trump. Para ngjarjes, organizatori i ngjarjes, Brandon Green, tha se fjalimi i Trump-it do të jetë “historik”. Sipas të dhënave të ‘coinmarketcap’, kapitali i tregut të Bitcoin-it arriti në 1.37 trilionë dollarë. Vëllimi 24-orësh i monedhës ishte 23.8 miliardë dollarë dhe çmimi aktual i Bitcoin-it është rreth 69.600 dollarë.

Në fillim të këtij muaji, çmimi i Bitcoin-it ra nënë 52 mijë dollarë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2024. Ndjenja pozitive në tregjet e kriptomonedhave u forcua nga pritjet për fitoren e Trump-it në zgjedhjet presidenciale dhe spekulimet për uljen e normave të interesit nga Sistemi i Rezervës Federale i SHBA-së dy herë këtë vit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu