”A nuk u lodhët, playback …’’, Vesa Luma thumbon keq estradën për performancat në Sunny Hill

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj disa kolegëve të estradës që këndojnë ‘playback’ në skenat e mëdha të festivaleve vendore. Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Prishtinë, e që njëherësh është festivali më i madh në Kosovë.

Përmes një postimi në InstaStory, Vesa Luma ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme. Ajo shpreh habinë e saj se si disa artistë ende preferojnë të këndojnë ‘playback’ edhe pas 10-15 vitesh karrierë, duke pyetur se çfarë kënaqësie mund t’u japë kjo performancë atyre dhe publikut.

“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa Luma.

Ajo gjithashtu kritikoi menaxherët e këtyre artistëve, duke i akuzuar se mbushin studiot televizive me artistët e tyre dhe shtyhen për famë. Vesa shprehu keqardhjen e saj për talentet e reja që përballen me këtë fasadë në industrinë muzikore.

“Me që ra fjala, menaxherët e juaj po i mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”, ka shtuar këngëtarja nga Prishtina.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

Al-Shaara konfirmon negociatat me Izraelin

Presidenti tranzitor i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po zhvillohen negociata me Izraelin për të arritur një marrëveshje sigurie, në përpjekje për të...

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu