Shtyllat elektrike të shtrembëruara krijojnë rrezik për banorët e Çairit – Çfarë thonë nga EVN

SHTYLLAT ELEKTRIKE TË SHTREMBËRUARA KRIJOJNË RREZIK PËR BANORËT E ÇAIRIT
Shtyllat elektrike kanë filluar të bëhen rezik për banorët e Komunës së Çairit. E tillë është njëra në Gazibabë ku kabllot thuajse kanë rënë për toke, banorët kërkojnë të intervenohet sa më shpejtë. Nga EVN thonë shtylla do të zëvendësohet me të re.

Në komunën e Cairit, përveq problemeve të shumta që ballafaqohen banorët, kësaj rradhe është rënduar edhe me një shqetësim tjeter, shtyllat elektrike. Këta shtylla elektrike përdoren si përques të kabllove elektrike, mirpo, ata janë të shtrembëruara, gati se nuk janë rezuar në tokë.

Banorët e kësaj lagje ankohen për një problem shumë serioz, që mund ti kanoset rezik për jetës së tyre. Këtu prapa meje gjinden një shtyllë elektirke që është gati të rëzohet. Përveq shtyllës edhe kabllat elektrike janë afruar gati tek koka e banorëve. Banorët kërkojnë që të merren masa të shpejta dhe efikase për të siguruar që kjo situatë të mos përkeqësohet më tej.

“Nuk e mbaj mend për sa kohë qëndron ashtu, nuk e di kush do ta kuptoje. Është kështu për një kohë të gjatë. Secili e sheh atë. Le të shkoje në qeveri le të lajmrohen atje ku duhet dhe ta rëzojnë. Të miren masa, cka do të bëjm ne? Po kam frig. Nuk e di se sa kohë është kështu”, thanë banorët.

“Cka të baj o vëlla? Evn-ja duhe të vije për të rregulluar, jo ne. Lë të vjen EVN-ja ta vendos ndoje shtyll aty. Shtylla është kështu 3 4 muaj”, tha një tjetër banor. Nga shpërndarësi i energjisë elektrike EVN thonë se ekipet janë në vendëngjarje për ta kontrolluar shtyllën. Sipas tyre, objekti që është ndërtuar afër, nuk ka respektuar distancën dhë për atë shkak shtylla është deformuar.

“Ekipet e Elektrodistribuimit sot dolën në vendngjarje që ta kontrollojnë shtyllën. U konstatua që pronari i objektit gjatë shtesës në objektin e tij, nuk e ka respektuar distancën e nevojshme dhe njëkohësisht minimale që duhet të ekzistojë nga objekti e deri te shtylla energjetike, e si pasojë shtylla është e shtrembër. Për arsye sigurie, është vendosur që shtylla të zëvendësohet dhe drejtohet, thonë nga shpërndarësi i energjisë elektriake”, thanë nga EVN-ja.

Shtylla elektirke të shremberuara janë verejtur edhe nëpër lagjet e tjera të Cairit, dërguam pyetje edhe tek Komuna e Çairit deri në këto momente nuk ka përgjigje./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu