Presidentja Osmani politikania më e pëlqyer në Kosovë, ja kush vie pas saj

Sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik. Qytetarët të cilët u janë përgjigjur pyetësorëve të kësaj organizate janë shprehur rreth asaj se sa janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, kryeministrit, presidentes e kryeparlamentarit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas kësaj matje është politikania me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit të Kosovës, 52.10 % të qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin Glauk Konjufca shkon në 64.4 %. Me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, kanë deklaruar se janë të kënaqur 58.3 %, ndërsa me punën e kabinetit ekzekutiv 53.3 %. Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje./Reporteri.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu