Toshkovski dhe Daçiq, vizitë në Tabanoc

Qytetarët presin radhën me vetura, ndërsa ministri vjen me helikopter. Kjo kontradiktë u pa sot në vendkalimin kufitar të Tabanocës ku Ministri i brendshëm Toshkovski priti homologun e tij serb Daçiq. Ata u shpërndanë ujë kalimtarëve, të cilët prisnin radhën në këtë vapë por nuk dëftuan se përse nuk funksionon si duhet sistemi njësportelësh në menaxhimin e integruar të kufijve serbo-maqedonas, i cili u bë pikërisht për të ulur fluksin e tejzgjatur të pritjeve në kufi, madje edhe për turistët që kalojnë tranzit.

“Udhëtarët, të cilët nga Serbia kaluan përmes vendkalimit kufitar të Tabanocës në Maqedoni ishin sot me fat, jo që nuk kishte kolona të gjata por puna ecën shpejtë për shkak se të pranishëm ishin dy ministrat e dy shteteve në vizitë, a përndryshe në një ditë të zakonshme vere pritjet janë nga dy deri në tri orë”, raporton Adnan Qaili, Gazetar.
Udhëtarët që anketuam thanë se sot kanë pritur jo më shumë se një çerek ore.

“Ku do të shkoni për pushime? Në Greqi! Përse jo në Maqedoni, ne kemi liqene? Po, nuk keni deti! Në kufi si kaluat a keni pritur shumë? Tani për tani shumë mirë! A vini shpesh këtej? Kjo është hera jonë e parë!”, tha njl udhëtar.

Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se nga viti i ardhshëm do të modernizojnë akoma më tepër digjitalizimin e vendkalimeve kufitare me sistemin e integruar të të dhënave ndërmjet dy vendeve.

“Nëse ju them po, do të gënjeja, a ju e dini që nuk mundem kështu. Shpresoj që sa më shpejtë do të thjeshtësojmë procedurën për qarkullimin e automjeteve që frekuentojnë këtu. Edhe ne nuk duam kaq shumë kolona të gjata të pritjes që shkaktojnë nervozizëm… edhe ne duam sa më shpejtë të kalojmë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i punëve të brendshme.

Në takimin zyrtar, ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u zotuan se do të bisedojnë edhe për hapjen e kufirit Llojan-Miratocë, i cili prej disa vitesh është ngritur edhe në nivel kryeministrash. Aktualisht, ai vendkalim i mbyllur ruhet 24/7 nga forca policore kufitare nga të dyja anët, por asnjëherë nuk është lëshuar në përdorim me arsyetimin se ka shpenzime të shumta për të angazhuar zyrtarë policorë dhe doganierë për vendosjen e tij në funksion.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu