Filmi kosovar në garë për çmimin ndërkombëtar

Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit Ilir Hasanaj ka hyrë në garë për nominim për Çmimin Evropian të Filmit (European Short Award). Filmi është shfaqur mbrëmë në programin Cinehill Shorts në festivalin e filmit Cinehill. Këtë vit për çmimin EFA të filmit të shkurtër garojnë gjithsej 26 filma deri në 20 minuta dhe fituesi i cili përzgjidhet nga juria profesionale ndërkombëtare fiton të drejtën për t’u nominuar për Çmimin Evropian të Filmit.

“Krahët e punëtorëve”, që synon nominimin për Çmimin Evropian të Filmit, ka vazhduar rrugëtimin e suksesshëm me premiera në festivale prestiogjioze me premierën austrike në Vienna Shorts (kategoria FIDO), premierën gjermane në festivalin e filmit të shkurtë Kurzfilm Hamburg (në garë për kategorinë e filmave ndërkombëtarë) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong si dhe në festivalin Curtas Vila do Conde në Portugali (garën e programit të filmave ndërkombëtarë).

Ndërkaq premierën vendore filmi “Krahët e punëtorëve” do të ketë në festivalin e dokumentarit dhe filmit të shkurtër “DokuFest”, që nis më 2-9 gusht, 2024 ku garon në programin e filmave kombëtarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu