Taravari: Ka mjete për zgjerim të listës pozitive me nëntë ilaçe të reja

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi sot se ka mjete që të zgjerohet lista pozitive me nëntë ilaçe të reja, vetëm pritet të zgjidhet Bordi i ri Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor.

“Ka edhe para, nuk ka kurrfarë problemi, vetëm presim që të zgjidhet Bordi i ri i Drejtues. Domethënë, Bordi Drejtues ende nuk është kompletuar. Përndryshe, nga ana jonë është dërguar para dy javëve me leje nga Fondi. Sapo të ketë mbledhje të parë Bordi Drejtues i Fondit listën pozitive do ta promovojmë bashkë me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë”, deklaroi Taravari në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Klinikën e fëmijëve.

Sipas Taravarit, nuk janë kontestuese nëntë ilaçet, ato janë pranuar dhe se nuk do të ketë ndonjë implikim të madh financiar, duke përsëritur se pas 14 ose 15 vjetëve do të zgjerohet lista pozitive dhe se deri në fund të vitit ndoshta do të ketë plotësim prej disa ilaçeve.

Dje drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski deklaroi se pret që për dhjetëra ditë të dihet nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive me nëntë ilaçe të reja, sepse për momentin nuk është çështje nëse ka ose nuk ka para për nëntë ilaçe.

“Ne bëjmë analizë të plotë. Pra, kemi 15 ditë që jemi në funksion. Ajo që theksoi ministri i Financave është se ka shumë vrima në buxhet të cilat ende jemi duke i rregulluar”, deklaroi Klekovski. Sipas tij, për momentin po bëhet vlerësim i vrimave në disa zona, në mënyrë që bashkë me ribalancimin, me fondet e reja, të vlerësohet se cilat nevoja shëndetësore mund të plotësohen deri në fund të vitit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu