Labi i reagon Kurtit për Faton Hajrizin: Po t’ju kishte lëvduar juve dhe VV-në do ta quanit hero

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ftoi qytetarët që të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Sipas Tahiri, kryeministri nuk mund t’i ndalë mendimet e qytetarëve, ndërsa për Faton Hajrizin thotë se është hero për familjen e tij ndonëse jo për të. Për më tepër, Tahiri thotë se po “të ju kishte lavdëruar juve si VV dhe juve si kryeministër, ju sot do ta quanit Hero Fatonin”.

“Hero duhet t’i themi”, Luiz Ejlli shpreh ngushëllime për vdekjen e Faton Hajrizit
Postimi i plotë:

Kryeministër i nderuar, nuk po te paragjykoj dhe mendoj që as qytetarët nuk të paragjykojnë, por ju keni boll agjenda të ngarkuara dhe mendimet qe i kanë qytetarët për Fatonin, ju ose kushdo në institucione nuk mundet me i ndal.

Pa dyshim se gabimi që ka ikur nga burgjet e Kosovës si qytetar i Kosovës, Fatoni beri gabim, gabim ishte edhe kur ai fliste për ministrin Sveçla, ama për tema të tjera, po të ju kishte lavderuar juve si VV dhe juve si kryeminister , ju sot do ta quanit Hero Fatonin.

E njejta është sikurse që flisni për Rexhep Selimin e nuk flisni për Hashim Thaqin.

Lereni ju rehat familjen e tij e mos të ju degjojnë juve me keto deklarata sepse fundja; nese për ty e mua nuk është Fatoni hero, për familjen e tij mbetet hero i perjetshem.

Me vjen keq që beni dallime ama mos harroni se edhe ata shpirta qe i ka vrarë Serbia e i ka varrosur nëper varresa masive atje në Serbi , janë hero edhe nese kurrë eshtrat e tyre nuk gjindet!

Po ashtu; kushdo që vritet ne Serbi si shqiptar, për ta jemi kriminela, madje edhe terorista sot e asaj dite si veteran të Uçk-së të cilet kalojnë andej!

Sinqerisht dhe mendoj qe jam i drejte ne tema,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu