Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë me dije se personi që ka mbetur i vdekur është një 44-vjeçar.
Kurse, lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjalë me urdhër të prokurorit një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejmë ligjore.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë përshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeçar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, përfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë, kurse lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor

“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnjë e më shqetësuese, andaj kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojnë rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë është domosdoshmëri për një siguri me te madhe rrugore”, ka thënë Daut Hoxha.

Megjithatë, Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do te ndërmerr në vazhdimësi masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në rrugë./KosovaPress

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu