Ministrja Haxhiu për rastin e Faton Hajrizit shërbehet me teori të konspiracionistit Sllamniku

Konspiracionisti kosovar, Arianit Sllamniku, ka dhënë teorinë e tij për rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra në Serbi nga autoritetet serbe të cilat i ishin vënë pas për ta arrestuar për vrasjen e një polici serb në Loznicë më 18 korrik.

Në emisionin ‘Kosova Today’ të hënën, Sllamniku është shprehur se e gjithë kjo situatë ka ndodhur me tendencë të Serbisë për të larguar vëmendjen nga nënshkrimi i marrëveshjes mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për partneritetin strategjik për lëndët e para. Sipas tij, Loznica, vendi ku ka ndodhur vrasja e policit serb, i është falur gjermanëve sepse në këtë regjion ka minerale të litiumit, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e baterive.

“Në ditën e vrasjes së policit serb, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes Scholz, bundes-kancelarit gjerman dhe Vuçiq. Në ditën e nënshkrimit. Pse Loznica? Sepse nënshkrimi ndërmjet Scholzit dhe Vuçiqit ka ndodh pikërisht koncesioni për Loznicën. Loznica duhej falur dhe iu ka falur gjermanëve. Loznica iu ka falë gjermanëve, sepse është regjion që ka minerale të litiumit, lëndën e parë për prodhimin e baterive. Kjo është punë e shërbimeve sekrete serbe”, është shprehur Sllamniku.

Një ditë më vonë, me këtë teori konspiracioni u shërbye edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në një prononcim për media është shprehur se ka pasur përpjekje të Serbisë që të ketë sa më pak zëra, kundërshtime dhe rezistencë ndaj nënshkrimit të këtyre kontratave.

Haxhiu njëjtë si Sllamniku, është shprehur se tendenca e Serbisë ka qenë që ta largojë vëmendjen nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe si rezultat i ngjarjeve të ndodhura në Loznicë, nuk ka pasur mundësi që të ketë reagim të qytetarëve.

“Ato ndërlidhen edhe me shumë zhvillime tjera në Serbi, sepse supozohet se vendi ku ka ndodhur vrasja e policit është rreth 9 km aty ku planifikohet të ndërtohen miniera të litiumit. Prandaj ka pasur një përpjekje të Serbisë që sa më pak zëra, sa më pak kundërshtime, sa më pak rezistencë të ketë ndaj nënshkrimeve të këtyre kontratave. Dhe duket që, apo është diskutuar më mirë me thënë, që tendenca e Serbisë është që ta heq vëmendjen nga ajo situatë dhe ta ndërlidh me vrasjen e policit, në këtë rast incidentin që ka ndodhur në Loznicë dhe siç e dini, ajo zonë më pas është rrethuar dhe si rezultat nuk ka pasur mundësi që të ketë as reagime qytetare, siç ka pasur në plan”, tha Haxhiu pasi kreu intervistimin dje në Prokurorinë Speciale.

Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Loznicë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë./Reporteri.net.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Fitorja e Trump e tronditi Europën nga përgjumja”, Rama për The Guardian: Putin bëri që Brukseli të ndryshojë qasje për anëtarësimet e reja

Rama, i cili mbush 60 vjeç në korrik, e bazoi fushatën e tij zgjedhore mbi premtimin se do të shtynte përpara procesin e anëtarësimit...

SHBA-ja ka dështuar me sulmet mbi Iranin, thotë Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në fjalimin e tij të parë që nga arritja e armëpushimit Izrael-Iran se SHBA-ja ka...

Seuli thotë se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe...

“SHBA-të dështuan, nuk arritën asgjë”, Khamenei: Sulmi nuk ishte për çështjet bërthamore, ata duan që të dorëzohemi

Udhëheqësi i Iranit Ajatollah Khamenei mbajti një deklaratë për shtyp këtë të enjte. Në deklaratën e tij, Ajatollah Khamenei thotë se SHBA-të “dështuan të arrinin...

Shtëpia e Bardhë publikoi videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Shtëpia e babës”

Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje dhe ndoshta argëtoi disa të tjerë, ishte ai i shefi të NATO-s, Mark Rutte, i cili...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu