Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

Depuetetja Ilire Dauti, në një proncim për gazetën LAJM, ka sqaruar se Aleanca për Shqiptarët, mbështetë idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në territore, sipas modelit irlandez dhe belg.

midle
Zonja Dauti tha se kjo temë është nxitur pasi Qeveria e re në Shkup, nuk ka respektuar vullnetin politik të shqiptarëve, të shprehur me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Dy janë çështjet të cilat kisha dashur t’i ndaj me ju. E para është që përderisa ka ardhur në shprehje dhe nxiten tema të këtilla padyshim që ka patur arsye dhe tashmë të gjithë e dimë që shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur pa territorin ku mund ta shprehin sovranitetin e vetë. Prandaj si mungesë e këtij sovraniteti dalin e lindin padyshim edhe tema të kësaj natyre. Dhe e dyta është që çështja e legjitimitetit dhe këtij sovraniteti që përcakton vetë qytetari se kush don t’i përfaqësojë në institucionet e shtetit nuk është çështje as individuale, as grupore, por është çështje shumë më e gjërë, ju takon jo subjekteve të posaçme, ju takon të gjitha partive politike dhe ju takon edhe partive maqedonase, nëse duan me të vërtetë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të hapëroj drejt BE-së. Por, megjithatë, situata në të cilën gjendemi për fat të keq rezulton e këtillë dhe mungesa e këtij sovraniteti, mugesa e këtij territori ku shqiptarët nuk kanë ku ta shprehin të drejtën e tyre për të përcaktuar kush do t’i përfaqësojë padyshim që nxit edhe tema të kësaj natyre. Prandaj, në lidhje me pyetjen që e parashtruat se Aleanca për Shqiptarët a e mbështetë një qëndrim të këtillë, unë mendoj se sapo e dhash përgjigjen, për faktin se mendoj është temë që na takon dhe ju takon të gjithëve sepse shqiptarët në asnjë formë nuk do të duhet që të lejojnë që për fatin tonë të përbashkët të vendos populli maqedon”, tha deputetja Ilire Dauti

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu