GJYKATA PENALE AKOMA PA VENDIM RRETH EKSTRADIMIT TË ISH USHTARIT TË UÇK-SË

Gjykata Penale akoma nuk ka sjell vendim nëse shtetasi i Kosovës, Blerim Ramadani i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, plotëson kushtet për ekstradim ose jo. Ministria e Drejtësisë njoftoi shkurt se për të nisur procedura, duhet vendimi i Gjykatës i cili sipas praktikave të deritanishme nuk merret edhe aq shpejtë.

“Ne vetëm jemi njoftuar nga Ministria e Brendshme se personit Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditëve. Ministria e Drejtësisë do të sjell vendim atëherë kur gjykata do të vërteton se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Gjykata Penale thonë se për një vendim të tillë ka kohë. Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se do të përdorë të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e Blerim Ramadanit. Nga atje njoftuan se Ambasada e Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridikë për lirimin sa më të shpejtë të Ramadanit dhe kthimin e tij në familje. , thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Blerim Ramadani u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës, bazuar në një flet-arrest nga Gjykata e Beogradit, përmes Interpol Serbia, me pretendimin për krime lufte në vitin 1999 në rajonin e Nerodimes. Arrestimi i tij nxiti reagime institucionale dhe politike në të dyja vendet, ndërsa të shtunën në Shkup para Gjykatës Penale u mbajt protestë nga ana e familjarëve dhe veteranëve të UÇK-së të cilët kërkuan lirimin e tij. Pas Gafurr Dugollit i arrestuar në mars të vitit 2016, arrestimit të Tomor Morinës në korrik të vitit 2019, Blerim Ramadani është shtetasi i tretë i Republikës së Kosovës i cili në cilësinë e ish ushtarit të UÇK-së arrestohet me flet-arrest ndërkombëtarë më kërkesë të autoriteteve serbe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtimi që nuk u mbajt nga VREDI!

Para një viti e gjysmë entuziastët vredistë premtonin se me ne në qeverinë e koalicionit ndryshimet kushtetuese dhe 20% i turpit do të...

Rama “ngacmon” Macron-in: Harrove të na urosh për paqen me Azerbajxhanin që bëri Trump

Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale Kryeministri Edi Rama i...

Ali Ahmeti: “Mickoski frikësohet edhe nga Arabela, të mos merret me ne”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski...

Ilire Dauti: “Shqiptarët po dëmtohen nga vendimet e qeverisë dhe bashkëpunimi i disa përfaqësuesve shqiptarë”

Deputetja Ilire Dauti ka akuzuar qeverinë dhe disa ministra shqiptarë për vendime që, sipas saj, kanë cenuar interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Kur...

Sela: “Mickoski s’mund të zgjedhë për ne, shqiptarët zgjedhin vetë”

**“Është bërë e vështirë, z. Ahmeti, në këtë fushatë edhe të gjejmë ndonjë anekdotë për t’i përcjellë porosi Mickoskit. Duhet të jemi bashkë për t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu