Dauti: Halil Snopçe nuk votoi kundër pikës për Ligjin e branitellave, për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime

Halil Snopçe nuk votoi kundër pikës për Ligjin e branitellave, për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime

Halil Snopçe i cili kur është dashur të deklarohemi për Ligjin për Branitellat, nuk ka votuar fare (nuk e ka kundërshtuar), ndërsa unë Ilire Dauti dhe kolegët e tjerë shqiptar kemi votuar kundër. Deputeti Halil Snopçe paturpësisht merr për bazë gjithë seancën për të më akuazuar për Ligjin për branitellat, për të cilin po e përsëris une kam votuar kundër e ai edhe pse ka qenë në seance nuk ka votuar fare. Për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime. Turp!

Qëndrimi i deputetit ndaj ndonjë ligji kuptohet me votën ndaj atij ligji konkret, ashtu siç ndaj ligjit të branitellave vota ime është kundër ndërsa Halil Snopçe edhe pse ka qenë prezent nuk ka votuar aspak, ndërsa rendi i ditës zakonisht permban disa ligje të cilat mund të jenë në interes të qytetarëve.

Për dijeni të opinionit, sqarim i detajuar:

Në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, gjatë debatit për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, deputeti Halil Snopçe, për ta mbuluar turpin që votoi kundër shpejtimit të këtij komiteti, tentoi të mashtrojë, por zbuloi një turp edhe më të madh për veten. Ai shpifi ndaj meje se gjoja unë paskam votuar për ligjin e branitellave në rend dite, por me listingun e votimit gjatë seancës plenare doli në shesh se gjatë propozimit për futjen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar, deputetët e ASH-së dhe Frontit Europian kanë votuar kundër, ndërsa deputeti Halil Snopçe edhe pse ka qenë prezent nuk ka votuar fare. Ai tentoi të manipulojë duke keqpërdorur votimin për rendin e ditës, ku ne kemi votuar në tërësi pasi në atë rend dite kishim pikat e propozuara nga ana jonë e që janë në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Pra thënë shkurt, për të mbuluar votën e tyre kundër përshpejtimit të komitetit, Snopçe duke dashur të më etiketojë mua, nxiti të vërtetën e hidhur për vete, se vetë ai nuk ka dhënë votë kundër ndaj Ligjit për Branitella.
Turp i trefishtë…

– Ilire Dauti, Sekretare e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kasami takon pensionistët: Kemi rritur pensionet për 7 mijë denarë, do ndërtojmë Shtëpi për të moshuarit në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka realizuar takim me përfaqësues të Shoqatës së pensipnistëve, ku ka bashkëbiseduar me pensionistët. Pas takimit,...

Më mirë për Tetovën: po bëhet gati për privatizimin e Ujësjellesit pas zgjedhjeve, nuk do të lejojmë me asnjë kusht!

Sot jemi mbledhur këtu për të ngritur zërin mbi një rrezik që prek jetën tonë dhe çdo familje Tetovare: SHITJA ose privatizimi i Ujësjellësit...

“Boll ma!” – Djali i dëshmorit nga Sllupçani shpërthen ndaj VLEN-it: “Mos luani me familjet e dëshmorëve për politikë!”

Pas reagimit të Arben Sadikut, flet edhe djali i dëshmorit Shenasi Ibrahimi nga Sllupçani Pas deklaratës së fortë të Arben Sadikut drejtuar eksponentëve të VLEN-it...

Vëllau i Beqir Sadikut i përgjigjet VLEN-it: Mos i keqpërdoni dëshmorët, ju na u hakmorët dhe larguat nga puna

Arben Sadiku: Reagim ndaj press konferencës së eksponentëve të VLEN-it nga Likova Kur kritikoni dikë, së pari pyetni veten: çfarë keni bërë ju për familjet...

Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu