Noizy flet për vajzën: Dua të bëhem shembullor edhe si baba, ashtu siç jam në muzikë

Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, foli për shumëçka, duke nisur që nga karriera e deri te jeta personale. Ndër të tjera, në një fragment të podkastit, Mira e pyeti nëse ka dashuruar ndonjëherë shumë në jetën e tij. Noizy tregoi se ka qenë shumë i dashuruar me ish-të dashurën, ose të dashurën e tij të parë, e cila është edhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se është i sigurt se ka pafund vajza që nuk interesohen për paratë dhe famën, edhe pse është paksa e vështirë, duke shtuar se do të donte një person që ta respektojë dhe duke konfirmuar se është single.

Noizy foli edhe për vajzën e tij 17-vjeçare dhe raportit që ka me të:

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.

“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai. Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm. Reperi theksoi gjithashtu se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti nga Tetova i cili ishte krahu i...

Gjuajti me gurë helikopterin që mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në Bllacë, arrestohet shkupjani

Një 55-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e një helikopteri policor gjatë mbushjes me ujë për shuarjen...

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu