Shumë dëme materiale nga Stuhia e mbrëmshme në Shkup

Stuhia që përfshiu dje rajonin e Shkupit la mbrapa vetes dëme të shumta materiale. Stuhia e mbrëmshme dëmtoi shumë makina, rrëzoi shumë pemë e shtylla elektrike, ndërsa si pasojë shumë qytetarë mbi 12 orë mbetën pa energji elektrike.

Ekipet e elektrodistribuimit gjatë gjithë natës kanë punuar për sanimin e defekteve. Një ndër rajonet më të prekura ishte ai i komunës së Gazibabës. Qytetarët e këtij rajoni thonë se paralajmërimet për mot të paqëndrueshëm po i mbajnë ata në ankth e frikë për cdo pasdite të paralajmëruar me rrebeshe shiu.

“Moti i keq, dje tek ne, të gjithë çatinë e garazhës e ka rrëzuar në oborr këtu. Edhe llamarinat te shtëpia atje, edhe çatinë, i rrëzoi, edhe te ndërtesa që është afër meje të gjithë çatinë e rrëzoi poshtë. Ja, mundohemi të bëjmë diçka vetë, por nuk shkon…Nuk e di frika është e madhe, paniku, nuk e dimë si do të jetë. Nuk erdhi askush të na vizitojë nga autoritetet”, tha një qytetar.

“Çatia prej lartë fluturoi, bëri dëme. Këtu ka 5-6 vetura që janë goditur nga lartë. Për dhjetë e a 15 minuta, na bëri për askund. Edhe atje, nga ajo ndërtesa po ashtu ka rënë çatia, aty e shihni çatinë…”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Dje që erdhi era, me shi, dhe hodhi nga lartë diçka, nuk e di çfarë kishin në ballkon. Ra poshtë. Gjithçka është bërë prej llamarine. Çfarë dhe si është, atë inxhinierët duhet të mendojnë se si duhet që të bëhet ajo lartë. Në këtë ndërtesën e re, njësoj”, theksoi një qytetar. Në ditët në vazhdim deri në mes të javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm lokalë bubullima dhe erë, por vetëm në orët e pasdites./Alsat

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-kancelarja Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka Polonia

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë deklarata të forta në një intervistë për median online hungareze Partizan, duke akuzuar Poloninë dhe vendet baltike për...

Një javë fushatë: Ditë jo pune për qytetarët, por aktive për kandidatët

Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdojnë edhe sot, që është ditë jo pune për qytetarët, por ditë e angazhuar për kandidatët...

Mickoski në ofensivë kundër Ali Ahmetit: Garë elektorale apo dominim etnik?

Analistët paralajmërojnë se retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll...

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për...

Ku mbeti ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

I shumëpërfoluri ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në "državën Severna", nuk përmendet më nga vredistët e përhenur gjatë fushates zgjedhore, pasi despoti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu