E zuri duke e tradhëtuar, burri nga Prishtina tenton ta mbys gruan e tij pas 33 vitesh martesë – Rrëfim i trishtë nga viktima!

Vrasja nga burri nuk i shkoqitet nga mendja. 51-vjeçarja nga komuna e Obiliqit, në rrëfimin e saj për Kiksin, ka raportuar për dhunën fizike e psikike, me të cilën ajo thotë se përballet tash e dy vjet vazhdimisht. Një tradhti e mundshme del të jetë shkaktari kryesor.

33 vjet martesë e 4 fëmijë së bashku, çifti nga Obiliqi fillimet e tyre i kishin të qeta e në harmoni familjare. Gjithçka filloi të përmbyset në vitin 2000, kur M.R. filloi të kishte dyshime se bashkëshorti i saj po e tradhtonte. Më 28 mars të 2022-ës, 51-vjeçares nga Obiliqi iu kthye bashkëshorti nga shteti gjerman. Sipas saj, ky ishte momenti kur skema e tradhtisë që po i bëhej nga bashkëshorti filloi të zbardhej.

Në rrëfimin e saj, ajo thotë se në këtë periudhë e kishte zbuluar se partneri i saj po shkëmbente mesazhe me një grua tjetër. Për t’ia vërtetuar të kundërtën, bashkëshorti i saj e ftoi në kafe vajzën, me të cilën po shkëmbente mesazhe dhe gruan e tij, në mënyrë që ta bind se nuk ishte një situatë tradhtie. Me 22 dhjetor të 2022-tës, 51-vjeçarja pretendon që bashkëshorti i saj e kishte goditur, ndërsa rastin e kishte lajmëruar në polici pas dy ditëve, më 24 dhjetor.

Më 6 janar të 2023-ës, në gjykatën e shkallës së parë, pala e mbrojtur kishte paraqitur kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës kundër palës përgjegjëse, H.R. Ndërsa pas 5 ditëve, më 11 janar, Gjykata e shkallës së parë mbajti seancën dëgjimore, në të cilën u bë dëgjimi i palëve dhe administrimi i provave, seancë kjo nga e cila u lëshua urdhri mbrojtës për 6 muaj.

51-vjeçarja, më 1 janar të 2023-ës, thotë që kishte lajmëruar Policinë e Kosovës, edhe për kërcënimet që ajo thotë se kishte marrë nga vëllezërit e bashkëshortit përmes telefonit. Sipas saj, njëri nga ta posedon armë dhe frika prej tij ishte më e madhe.

Edhe pas bastisjeve të Policisë së Kosovës, arma nuk u gjet brenda shtëpisë së kunatit të saj. Në fundvitin e 2022-ës, kur edhe kishte raportuar për dhunën fizike dhe psikike që thotë se ia shkaktonte bashkëshorti i saj, M. R. ka thënë se burri i saj kishte dalë nga shtëpia. Por pas 6 muajsh, kur edhe urdhri tashmë kishte përfunduar, më 13 janar të 2024-ës, kishte ndodhur siç pretendon 51-vjeçarja, një konflikt tjetër me të.

M. R. thotë se si shkak i dhunës psikike që kishte përjetuar nga bashkëshorti H.R., kishte kërkuar ndihmë edhe në repartin e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe tash e 3 vjet ende vazhdon që të marrë terapi. Sipas 51-vjeçares, me bashkëshortin nuk janë takuar që nga fillimi i vitit 2024. Në rrëfimin e saj, ajo hedh dyshime edhe në institucionet e drejtësisë, meqë siç thotë ajo, burri i saj ka lidhje të forta dhe proceset nuk po mund të zhvillohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu