Djali i njeriut më të pasur në Indi u dhuron miqve të tij në dasmë ora, vlera e tyre kap shifra marramendëse

Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten. Festimet luksoze të çiftit kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, me të ftuar të famshëm duke përfshirë: Kim Kardashian, Nick Jonas e John Cena.

Nusja dhe dhëndri nuk janë të vetmit që morën dhurata për nder të dasmës së tyre: Ambani falënderoi shokët e tij duke i blerë ora ‘Audemars Piguet’, që kushtojnë më shumë se 180 mijë euro.
Orat me flori rozë 18 karatësh shfaqin javët e çdo viti dhe shumë informacione të tjera, raportojnë mediat atje.

Dasma e Ambanit me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Merchant, kishte të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë politikanë dhe biznesmenë me ndikim si Mark Zuckerberg, Tony Blair dhe Bill Gates. Shumica e të pranishmëve zgjodhën veshje tradicionale indiane, duke paraqitur kështu kulturën e përbashkët të çiftit.

Ngjarja, e cila kushtoi më shumë se 500 milionë euro, ka zgjatur pesë muaj, përfshirë një performancë nga Rihanna e një tjetër nga Justin Bieber. Kim u kritikua për dukjen me të kuqe pasi kjo ngjyrë në Indi është vetëm për nusen. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shoqërua nga motra e saj, Khloe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu