Zv.presidenti i Trump, J.D. Vance mund të jetë një ‘katastrofë’ për Evropën dhe Ukrainën

Megjithse shumica e qeverive të Evropës po trembej nga mundësia e rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, i cili pritet të ndërpresë ndihmën për Ukrainën nëse fiton në nëntor, Trump ka zgjedhur tashmë J.D. Vance si zv. president të mundshëm, që është një nga senatorët më izolacionistë të republikanëve. Ai kundërshton fondet për luftën në Ukrainë dhe ka dënuar atë që quan ‘varësinë e Evropës ndaj Shteteve të Bashkuara për investimet ushtarake.’

Një zyrtar i BE që foli në kushte anonimati për Politico tha se emërimi i Vance është një tjetër zgjedhje e papëlqyer nga stabilimenti dhe një katastrofë e mundshme për ndihmat ushtarake për Ukrainën. Vance ka luajtur rol parësor në ndalimin e një ligji për ndihmat e Ukrainës këtë vit dhe pas arritjes së ndalimit të ligjit, ai tha për gazetarët: “Arritëm t’ia bëjmë të qartë Evropës dhe pjesës tjetër të botës se Amerika nuk do të vijojë të japë çeqe të bardha pambarim”.

Gjithashtu në lidhje me impulset proteksioniste të Vance është marrëdhënia tregtare e BE me SHBA, teksa senatori i Ohio mbron fabrikat amerikane dhe kërkon tarifa ndaj importeve, shkruan Politico. Në një intervistë gjatë konferencës së mborjtes në Munih në shkurt, Vance shpjegonte se përse Amerika nuk duhet të ndihmojë Ukrainën.

“Ne nuk kemi kapacitetin prodhues për të mbështetur një luftë në terren në Evropën Lindore, dhe liderët duhet ta shprehin këtë për popullatat e tyre”, tha Vance.

“Sa kohë do të vazhdojë kjo? Sa do të kushtojë? Dhe më e rëndësishmja si do t’i prodhomë armët për Ukrainën”, tha ai. Në konferencën e shkurtit Vance iu shmang takimit me Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba , duke thënë se “Nuk besoj se do të mësoja ndonjë gjë të re,” shkruan rrjeti POLITICO.I njëjti zyrtar evropian shtonte se nëse dyshja Trump-Vance vjen në pushtet në nëntor, administrata e re do të nxisë Evropën të afrohet me SHBA përkundër biznesit me Kinën. Aktualisht BE është më pak agresive në politikat tregtare me Pekinin.

Parashikime të tilla janë problematike për Bashkimin Evropian, i cili po përpiqej të përmirësonte lidhjet me Uashingtonn gjatë presidencës së Biden. Gjatë presidencës së parë Trump vendosi tarifa ndaj celikut e aluminit evropian, dhe është zotuar se përsëri do të mbrojë industrinë amerikane nëse zgjidhet në nëntor. Ish presidenti ka ngritur lart karrierën e Vance në mbrojtje të punonjësve amerikanë që kur njoftoi nominimin e tij të hënën.

“J.D. ka një karrierë të suksesshme biznesi në teknologji e financë”, shkruante Trump në një postim në rrjetin Truth Social, ku shtonte se “tani gjatë fushatës do të fokusohemi në njerëzit që ai ka mbrojtur gjithmonë, si punonjësit e fermerët amerikanë në Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Ohio, Minnesota, e më gjerë”. //Politico.eu

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nipi i Adem Jasharit me hat-trick kthen Drenicën në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë pas disa vitesh. Dhe hettriku i Igball Jasharit, ishte i mjaftueshëm për ta përmbyshur misionin e “Kuqezinjve”, të cilët fituan 3-1...

Taravari e hetoi ‘tërmetin’ që do të ndodhë! Ali Ahmeti nga Struga porosit VLEN-in: Ikni, se do të mbeteni brenda në tunel

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim me qytetarët e Strugës, transmeton TV21. Ahmeti theksoi se çështjet madhore kërkojnë zgjidhje. Tutje foli...

Lufta Indi-Pakistan, Donald Trump jep lajmin e rëndësishëm: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar arritjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë. Ky lajm është bërë publik në llogarinë...

Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi,...

SHBA dhe Kina, bisedime sekrete për tarifat

Ka sinjale pozitive që luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i vijë fundi. Në Gjenevë të Zvicrës Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu