Rasti “Panda”plot 25 vjete, Kurti: Sikur krimet ndaj shqiptarëve, Serbia po e fsheh të vërtetën edhe për serbët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda” në Pejë, ku autoritetet serbe patën inskenuar vrasjen e të rinjve serbë.

Kurti tha se Serbia i vrau gjashtë të rinj serbë të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekje të regjimit të Millosheviqit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

“Pas këtij rasti, më shumë se 150 shqiptarë u arrestuan në Pejë. Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishe 22 vjeç, ndërsa më i riu 17”.

“Ata u burgosën në Pejë, ku u torturuan në mënyra ҫnjerëzore. Në qershor 1999, me rreth 400 të burgosur të tjerë, u dërguan në burg në Leskovc të Serbisë. Në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan. Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se përderisa të rinjtë shqiptarë të burgosur padrejtësisht ende i vuajnë pasojat e torturave brenda burgjeve serbe, në Serbi ende askush s’është dënuar për rastin “Panda”.

“Prindërit e të vrarëve kanë kërkuar që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dëshmojë lidhur me deklaratat e tij. Ai kishte thënë se “krimi në “Panda” nuk është bërë nga shqiptarët””.

“Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serb edhe pas një ҫerek shekulli. Sikurse vazhdon të mos pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99”, shkroi tutje Kurti.

Kreu i qeverisë tha se heshtja e autoriteteve serbe flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Kosovës dhe dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes së të kaluarës kriminale dhe pavarësisë së Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

Haqim Ramadani nuk pret shkarkimin nga Mickoski- jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale

Haqim Ramadani ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, duke e shoqëruar vendimin me një mesazh të...

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu