Në Tabanoc janë kapur 126 litra prekursorë për prodhim të lëndëve narkotike!

Inspektorët e ekipeve mobile doganore të Departamentit për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga shtetas sllovak, në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të prekursorëve për prodhim droge, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, përcjell in7.info.
“Përkatësisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit të automjetit me targa të Sllovakisë në bagazh nga inspektorët doganor janë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës nga të cilat 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9 litra secila dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra.

Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se ato janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetamine”, thuhet në njoftim.
Ndaj personit, shtojnë nga atje, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu