Talenti i New Stars, Ajan Memeti, zgjedhet nga Elite Sports L.L.C. për në turneun ndërkombëtar në Francë!

13 korrik 2024 – Një super talent i ri siç duket po rritet te FK New Stars nga Shkupi. Ai është Ajan Memeti (i lindur më 24 nëntor 2015), i cili po shfaq aftësitë e tij mahnitëse në futboll, shkruan Open-TV.

Gjatë muajit qershor të këtij viti në Prishtinë, Memeti ka marrë pjesë dhe është përzgjedhur në mesin e futbollistëve të talentuar nga Elite Sports L.L.C (ndërmarrje e hapur për partneritet me të gjitha federatat, klubet, organizatat sportive shkollore), për pjesëmarrje në një turne ndërkombëtarë të futsalit në Francë, më 21 shtator.
“Ajani kishte një paraqitje të shkëlqyeshme gjatë seancës së përzgjedhjeve. Ai shënoi rezultate të mira në të gjitha elementet e vlerësimit në krahasim me bashkëmoshatarët e tij, duke u veçuar me rezultatin më të lartë në goditjen më të fortë. Sugjerimet e trajnerëve për Ajanin mbeten që të zvogëlojë pak posedimin e topit, pasi që në futsal mbajtja e topit shpeshherë penalizon ekipin, megjithëse koha e tij e mbajtjes së topit në krahasim me numrin e pasimeve mbetet korrekte. Mbi të gjitha, Ajani bie në sy për lojën e tij inteligjente, leximin e lojës dhe shfrytëzimin e hapësirave të lira. Ajanit i urojmë suksese dhe shpresojmë ta shohim përsëri së shpejti”, thuhet në komentin e Stafit mbi lojen dhe sugjerimet shtesë.
“Këtë sezon kemi bërë 4 seanca të përzgjedhjeve. Më 22 qershor ku e kemi perzgjedhur Ajanin, kanë qenë përzgjedhje specifike për të lindurit në vitet 2014 dhe 2015, për lojë në FUTSAL, dhe krijim të ekipit për pjesëmarrjen në kualifikime në European Futsal Cup U11 qe mbahet në Sttrasbourg më 21 shtator, dhe Ajani ka pasur fatin fal rezultateve të mira, të përgjedhet pjese e ekipit prej 9 lojtarëve që do marrin pjesë në këtë turnir”, thotë Burim Haxhiu nga Elite Sports L.L.C.

Fjalë të mira për djaloshin me origjinë nga Orizarja e komunës së Likovës ka edhe trajneri i tij Dino Bekirovski.

“Ajan Memeti është i lindur më 24 nëntor 2015. Djaloshi i ri stërvitet dhe luan me ekipin e FK New Stars nga Shkupi. Ai ushtron plot dy vite dhe merr pjesë në Ligën e Fëmijëve në FFM për gjeneratën 2015. Ai është majtak, por shumë mirë e shfrytëzon edhe këmbën e djathtë. Ajani mund të luaj në dy pozicione, si alo e majtë dhe mesfushor. Për këto dy vite ka përparuar shumë në futboll, është i disiplinuar, teknikën e ka në nivel të lartë dhe ka nuhatje në përfundimin e aksionit. I mirë është edhe në mbrojtje. Me një fjalë është potencial i madh. Në disa raste ka luajtur edhe për gjeneratën 2014, ku ka luajtur në nivel të lartë”, deklaroi trajneri Bekirovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu