“Është gjest respekti e jo ritual fetar” – thotë Smailoviç për lutjen në Kuvend

Mersiha Smailoviç, e komunitetit boshnjak, ka reaguar në lidhje me kritikat për shënimin e 11 korrikut – Ditës për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës, transmeton TV21.

Smailoviç, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se lutja muslimane që u bë në Kuvend, nuk ka qenë në kuadër të seancës plenare dhe aq nën organizimin e Kuvendit.

Sipas saj, ajo ka ftuar për minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, dhe secili ka zgjedhur formën e tij, sipas bindjeve personale.

“”Si moderatore, e fillova aktivitetin me thirrje ndaj të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje apo të bëjnë lutje për viktimat e Srebrenicës, që është gjest respekti, dhe jo ritual fetar. Mënyra se si individët zgjedhin ta shprehin këtë moment, përfshirë edhe nëse zgjedhin të luten, është vendim personal që pasqyron besimin dhe bindjet e tyre. Kuvendi nuk mban asnjë përgjegjësi për zgjedhjen personale. Ata që njihen me ceremoninë në qendrën memoriale në Potoçar, do ta dinë se lutja bëhet në mënyra të ndryshme, ku disa zgjedhin lutje, kurse të tjerët heshtje, secili në bazë të ndjenjave personale. 11 korriku çdo vit shënohet në Kuvend, në forma të ndryshme, kurse për fat të keq u politizua për luftë politike ditore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu