Marinakis: Nuk ka takim të planifikuar në mes Mitsotakis dhe Mickoskit

Takimi nuk është planifikuar, por nuk përjashtohet që kryeministri në margjinat e samitit të NATO-s të ketë takime dypalëshe, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të AIM-së nga Athina për një takim të mundshëm në mes kryeministrave, Hristijan Mickoski dhe Kyriakos Mitsotakis, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

“Jo, nuk është planifikuar asnjë takim, por nuk përjashtohet që kryeministri të ketë disa takime dypalëshe në kuadër të aktiviteteve dhe në margjinat e Samitit të NATO-s. Por nuk ka asgjë të planifikuar”, përgjigjet Marinakis në pyetjen e AIM-së.

Sipas programeve zyrtare të dy kryeministrave, edhe Mickoski edhe Mitsotakis, përveç Samitit të NATO-s dhe aktiviteteve të planifikuara në margjina, do të marrin pjesë edhe në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Në konferencën e rregullt të sotme me gazetarët, lidhur me vendin tonë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Marinakis tha se kryeministri grek në Samitin e NATO-s “do të ngrejë në nivelin më të lartë” respektimin e Marrëveshjes së Prespës, diçka që vetë Mitsotakis e ka bërë të ditur në intervistat dhe deklaratat e tij në periudhën e kaluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu