Pepe: Unë dhe Cristiano Ronaldo, jemi shumë të prekur

Pepe, mbrojtësi portugez, pas eliminimit ndaj Francës me penallti, nuk mundej ta fshihte keqardhjen, teksa do të shprehej për median: “Nuk do ta përsëris atë që i thashë Cristiano Ronaldos pas ndeshjes, por jemi shumë të trishtuar.

Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, ne jemi shumë të prekur. Jemi të frustruar që nuk e kemi fituar këtë ndeshje, jemi eliminuar nga një kompeticion kaq i rëndësishëm, ndërkohë që e dimë që kishim cilësitë për të shkuar më tej.

Nuk është sot dita që të flas për të ardhmen time. Do të kem kohë të flas për të. Unë kam folur tashmë me shokët e skuadrës. Ne duhet të jemi në gjendje ta kalojmë këtë zhgënjim të madh, këtë trishtim të madh që të gjithë ne ndjejmë sot (e premte).

Më duhet të falënderoj tifozët portugezë. Që në ditën e parë, kur u natyralizova, thashë do të jap gjithçka që kam. I dhashë gjithçka që më dha Portugalia dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë ishte në fushë, duke bërë atë që dua më shumë, atë që vlerësoj më shumë, duke i dhënë gëzim portugezëve.

Dhe mendoj se ata e dinë këtë, kur shoh ovacionet që më bënë gjatë Euros. Cilido qoftë niveli im, unë gjithmonë do të bëj më të mirën për Portugalinë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu