Demiral në rolin e “heroit” shënon dy gola dhe kualifikon Turqinë në çerekfinale të Euro 2024

Kombëtarja e Turqisë ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Austrisë për t’u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024. Golin e epërsisë Turqia e gjeti që në minutën e parë, ku pas një tollovie brenda zonës, Merih Demiral veproi shpejtë dhe e çoi topin në rrjetë për 1-0.

Rastin më serioz Austria në pjesën e parë e pati në minutën e dytë shtesë me anë të Christoph Baumgartner i cili me një vollej goditje ishte fare pranë golit të barazimit. Me epërsi minimale të Turqisë u mbyllën 45 minutat e para të këtij ballafaqimi. Marku Arnautovic (51’) shpërdoroi një mundësi të artë shënimi kur u gjend i pa markuar ballë për ballë portier Gunok, por duke mos arritur të shënojë.

Turqia realizoi golin e dytë në minutën e 59-të, ku sërish në skenë doli Merih Demiral që realizoi për 2-0 pas krosimit të Arda Guler. Austria u rikthye në lojë në minutën e 66-të kur shënuan me anë të Michael Gregoritsch i cili nuk gaboi përballë portës për 2-1 pas asistimit të Stefan Posch.

Baumgartner (85’) pati një tjetër mundësi të mirë shënimi, por gjuajtja e tij me kokë shkoi fare pranë shtyllës. Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Turqia arriti që ta menaxhojë mirë epërsinë që kishte krijuar duke mos lejuar që të pësojë gol dhe kështu mori kualifikimin në çerekfinale. Në fazën çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën që sot mposhti me rezultat të thellë 3-0 Rumaninë./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-reisi Sulejman Rexhepi uron Izet Mexhitin: Urime, miku im Izet Mexhiti

Ish-reisi i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka uruar publikisht kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, pas fitores së tij...

Ndonëse në vota popullore AKI doli e para, Bashkim Bakiu me krerët e VLEN–it kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit

Bazuar në numrin e komunave të fituara dhe komunat në të cilat po shkojmë në rrethin e dytë, fituesi politik i këtyre zgjedhjeve...

Krenar Lloga: AKI fituese në Strugë me 7,587 vota- përballë Vlen-it me vetëm 4,056 vota

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komuna e Strugës, ku subjekti Aleanca Kombëtare për Integrim...

“Trazohet” LDK-ja – Reagime pas kundërshtimit të koalicionit në Vushtrri: “Vetëvendosje, së paku, nuk i ka vrarë veprimtarët e LDK-së”

Mbase brenda LDK-së po “zihet” diçka! Në Vushtrri sot u arrit një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe...

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu