“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Ish-legjenda gjermane Didi Hamann i ka cilësuar lotët e Cristiano Ronaldos si diçka “e turpshme” pasi ylli portugez qau mbrëmë në fushë pas humbjes së penalltisë. 39-vjeçari u pa në lot pas pjesës së parë të vazhdimeve, teksa bashkëlojtarët e tij po mundoheshin që ta qetësonin atë.

Portugalia eventualisht fitoi me rezultat 3-0 pas ekzekutimit të penalltive pasi portieri Diogo Costa priti të tri penalltitë, teksa Ronaldo e konvertoi në gol goditjen e tij para se të kërkojë falje ndaj tifozëve. Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Gjermanisë, Hamann, në një intervistë për televizionin irlandez RTE, e cilësoi reagimin e Ronaldos si “të turpshëm” dhe pretendoi se sulmuesi mendon vetëm për veten.

“39-vjeçar luan 120 minuta, ai humbet një penallti dhe më pas e dëshmon të kundërtën e asaj që Ronaldo është shndërruar në një lojtar ekipor, por unë mendoj se ai i ka treguar ngjyrat e tij të vërteta”, ka thënë fillimisht Hamann.

“Të humbasësh penalltinë, ai filloi të qajë në fushë, filloi të qajë në pjesën e parë pas vazhdimeve dhe unë mendoja, ‘E gjithë kjo ka të bëjë me ty’”.

“Ka një ekip prej 26 lojtarësh, ka një staf prej 20 personash, ka rreth 30-40 mijë tifozë aty, nuk ka të bëjë gjithçka me ty”.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, sepse sapo ju shfaqni emocione, sapo të tregoheni emocional, është fundi”.

“Ai mendon vetëm për veten e tij. Ai e shënoi penalltinë dhe më pas i kërkoi falje tifozëve, nuk ka nevojë të kërkojë falje. Ai do të startojë ndeshjen e ardhshme, por nuk shoh ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Francës”, përfundoi Hamann./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu