Revoltohet Elton Deda: Studiot televizive të mbushura me njerëz që mezi flasin shqip e me fjalor analfabeti

Këngëtari i njohur Elton Deda, ka kritikuar emisionet sportive në vend, të cilat që prej fillimit të Europianit janë të përnatshme në çdo televizion.

“Në 78’ isha shumë i vogël për të parë fitoren e Argjentinës.
Që nga 82-shi e poahtë i mbaj mend. Ekipe, lojtarë, gola.
Mbaj mend në studiot e RAI-t, gazetarë profesionistë, me një rreth futbollistash që analizonin vetëm futboll.
Pa shou të madh, me pak figura që si përkisnin futbollit.
Vijmë në ditët tona, ku studiot mbushen me velina që rrinë si matufe në pritje të moderatorit ti japë fjalën.
Dhe pastaj kur ajo flet…aq minuta sa ka…mufkat skanë të sosur. I shoh moderatorët qe buzëqeshin me siklet, vazhdojnë mufkat dhe nganjëherë vazhdojnë qeshjet me siklet, dil o shpirt dil.
Kemi arritur në atë gjëndje sa përulemi para influencerve dhe bibave bosh nga shpirti, mendja…trurit me pak rrudha.
Unë e kuptoj që duhet pak shou, por mos e shitni shpirtin për ca lajks, të fliten budallallëqe të habitshme, të duash të bësh protagonistin edhe kur nuk është mjedisi jot.
Mezi flasin shqip, fjalori i një anafalbeti, këmbë përmbi këmbë duke marrë poza të shkretat, sa i kap kamera shtrengojnë gjithë gjymtyrët me stres…një buzëqeshje, një pozë, aman ju lutem mos na jepni material të qeshim me dhimbje.
Dikur kishim futboll dhe analista të vërtetë që nuk reklamonin berberin ku qetheshin. Tani, berberi dhe fisi i tij me influencer janë mjeshtrat në studio. Ju qofshi”, shkruan ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu