Putini takohet nesër me Erdoganin dhe presidentin kinez

Presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet nesër me homologun e tij turk Rexhep Tayyip Erdogan, dhe atë të Kinës – Xi Jinping.

Kjo pritet të realizohet gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Putini u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.

Anëtarët e tjerë të plotë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

Filipçe shkon në takim në ambasadën shqiptare në Shkup

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. “Një kafe në Ambasadë me kryetarin...

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu