Mexhiti: Tetova është në qendër të vëmendjës sonë qeveritare!

Sot zv. Kryeministri i Parë, njëherit Ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, zhvilloi një takim pune, me kryetarin e suksesshëm të Komunës së Tetovës, z.Bilall Kasamin. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi një nga shtyllat kryesore të programit të Qeverisë – Decentralizimin.

Komunat përfaqësojnë pushtetin e parë të drejtpërdrejtë për nevojat e qytetarëve dhe janë motori kryesor i zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të ju informojmë se bashkërisht kemi diskutuar për më shumë projekte, mes cilave për projektin e gypit kryesor të ujësjellësit, finansim të rrjeteve sekondare të ujësjellësit, ndërtimin e stacionit për pastrim të ujërave të zeza, zgjërim të rrjetit për kanalizim në qytetin e Tetovës, si dhe ndërtim i rrjetit të ri të kanalizimit prej 32.4 km, të financuara nga buxheti qëndror, i cili do të dedikohet për projekte kapitale dhe infrastrukturore në komuna. Këto projekte synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.

Gjatë takimit tonë theksuam rëndësinë e decentralizimit për të forcuar efikasitetin e komunave. Komunat janë në vijën e parë të përmbushjes së nevojave të qytetarëve dhe mund të veprojnë më shpejt dhe me më shumë fleksibilitet në adresimin e sfidave për qytetarë. Dhe, me këtë në mendje, ne, bashkë po hartojmë një plan të detajuar, për të vizituar të gjitha komunat, me qëllim dinamizimin e procedurave për realizimin e projekteve me rëndësi jetike, për banorët e tyre.

Në takimin tonë, premtova se Qeveria do të jetë garantuesi që të gjitha komunat do të kenë mbështetje të barabartë! Ne besojmë se vetëm përmes një mbështetjeje të tillë, mund të sigurojmë një zhvillim të madh, të qëndrueshëm dhe të barabartë në të gjitha rajonet e vendit tonë. Ne, përveç tjerash kemi premtuar zhvillim ekonomik, dhe jemi të prerë që ta realizojmë edhe këtë zotim. Me këtë frymë, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të realizuar këto projekte, dhe për të siguruar që qytetarët tanë të përfitojnë nga këto investime të rëndësishme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu