Deponia në Bukovë mbetet problem ekologjik për Ohrin

Deponia e Bukovës, edhe një tjetër verë, mbetet problem serioz ekologjik për Ohrin. Nuk ka pothuajse asnjë ditë kur në deponi nuk ka tym, e shumë shpesh edhe i vihet zjarri. Por autorët nuk kapën kurrë dhe ndërmarrja publike parashtroi padi kundër autorit të panjohur.Ekologjistët propozojnë masa.

“Masat kryesore janë të sigurohet deponia në aspektin fizik, domethënë të formohet perimetri i saj, të rrethohet me gardh me lartësi prej 2.3 metrash. Të parandalohet hyrja e njerëzve dhe kafshëve të egra. Është gjithashtu mirë që të ketë monitorim të vazhdueshëm me kamera termike, të cilat punojnë në dritë infra të kuqe dhe matin temperaturën e deponisë, e cila do të lejojë një përgjigje të shpejtë kur shfaqen shenjat e para të zjarrit dhe e gjithë kjo të kombinohet me detektorë tymi”, tha Gjoko Zoroski-ekologjist.

Propozohet që deponia të ketë disa rezervuarë që do të mbledhin ujërat e shiut, të cilat do të përdoren për ndërhyrje të shpejtë.

“Por, janë gjithashtu të rëndësishme edhe masat në lidhje me llojin e mbeturinave që depozitohen atje. Prandaj, është mirë që qelqi të selektohet maksimalisht në mënyrë që të mos vjen deri te vetë-ndezja në pjesën sipërfaqësore të deponisë. Është e nevojshme që edhe materialet e gomës të seleksionohen sa më shumë që të jetë e mundur”, u shpreh Gjoko Zoroski-ekologjist.

Nga SOS Ohër, shprehen se Bukovo është një rrezik i lartë për mjedisin jetësor, por kjo sikur nuk i brengosë institucionet.

“UNESKO kërkoi në vitin 2017 që deri në dhjetor të vitit 2020 deponia në Bukovë të mbyllet dhe të riparohet. Kjo nuk u bë, pjesërisht për shkak të mungesës së një lokaliteti për deponi rajonale. Ndërkohë, deponia e Bukovës po digjet në mënyrë permanente, problem ky që është përsëritur dhe toleruar për shumë vite”, thonë nga SOS Ohër.

Bukova duhej të ishte një deponi e përkohshme deri në ndërtimin e një deponie rajonale, por ajo mbeti për vite me radhë për të helmuar banorët, ndërsa tymi i trashë dhe era e padurueshme u përhapën në qytet. Ndërtimi i deponisë rajonale për rajonet e planifikimit Jugperëndimor dhe të Pellagonisë në Novaci të Manastirit duhet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Reformë apo vazhdimësi në BDI? A do të ketë guxim Ahmeti të shkëputet nga figurat e vjetra?

A do të ketë guxim Ali Ahmeti ta reformojë realisht BDI-në, duke u ndarë nga figurat e konsumuara dhe duke hapur rrugë për kuadro...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu