Taravari fillon mandatin me shkelje ligjore, shkarkon drejtorët pa nënshkrim zyrtar dhe urdhëron ndërprerjen e punësimeve (Dokumente)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e ka filluar mandatin me disa veprime në kundërshtim me ligjin. Ende pa e depomuar zyrtarisht nënshkrimin në regjistrin qendror dhe pa ju verifikuar nënshkrimi, ai dje ka lëshuar vendim për shkarkimin e 6 drejtorëve ekonomik të klinikave dhe paralajmëroi se do të vazhdojë edhe me të tjerët. Në këto vendime ai është nënshkruar edhe pse nënshkrimin ende nuk e ka zyrtar, ndërsa nuk ka theksuar as arsyet e shkarkimit të drejtorëve. Përveç kësaj, Taravari ka marë edhe një hap ende më skandaloz.

Nga kabineti i tij u është lëshuar një email të gjitha klinikave ku ju kërkohet ti ndërpresin punësimet. Ky vendin është poashtu në kundërshtim me ligjin, pasi ministri ende pa marë autorizimet zyrtare ka dhënë një urdhëresë që edhe nuk është në kompetencë të tij. Punësimet bëhen në përputhje me ligjin, realizohen nga klinikat, ndërsa ministria jep vetëm pëlqim gjatë shpalljes së konkursit dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë më tej. Mbi të gjitha, këto veprime, njoftime dhe shkresa, Arben Taravari dhe kabineti i tij i kanë dërguar vetëm në gjuhën maqedonase.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu