Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje

“Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës”, tha ish-deputeti Samka Ibraimoski, të cilin dje në MPB e ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për kërcënime ndaj gjyqtarëve kushtetues. Ibraimovski sot në një paraqitje para mediave ka treguar se është thirrur në polici, por për një pyetje të bërë në rrjetin social Facebook dhe se nuk ka kërcënuar askënd.

“Unë kam bërë vetëm një pyetje – po sikur të ndodhin vrasje? E kam përcjellë zërin e popullit, ata që më kanë shkruar mua në inbox se: “Do të marr armën” dhe “Do të rrah dikë”. Kjo është pyetja ime, kush do të jetë përgjegjës për vrasjet nëse ndodhin, nuk kam pasur ndonjë kërcënim të veçantë ndaj gjyqtarëve. Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës. Kryetari i gjykatës votoi në përbërjen e parë, kur vendosi për këtë ligj. Tani në rivotimin e dytë ai votoi kundër vendimit të tij të pavarur. Nëse diçka nuk është në rregull dhe nëse ka indikacione, duhet të merret prokurori publik sepse ky ligj është shpëtim për popullin që një vit nuk respektohet dhe ka aktgjykime të formës së prerë që nuk respektohen nga përmbaruesit. Kjo është një lojë e madhe mes ekzekutorëve, oligarkëve, gjykatësve”, theksoi Ibraimoski.

Në konferencën për media, Samka Ibraimoski iu referua veprimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë ka iniciuar procedurë të re për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie detyrimore. Sipas Ibraimovskit, problemi dhe pyetja kryesore që duhet ta bëjë opinioni është se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese të refuzojë një iniciativë për shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe pastaj të rishqyrtojë vendimin e saj me të njëjtën iniciativë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump,...

Al-Sharaa i Sirisë i konfirmon bisedimet “e avancuara” me Izraelin për paktin e sigurisë

Emisari amerikan, Thomas Barrack, arriti në Izrael të dielën dhe u takua me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth Sirisë...

Dubai planifikon resort gjigant në formë Hëne

Dubai pritet të bëhet sërish qendër e vëmendjes me një projekt futurist prej 5 miliardë dollarësh: një resort në formë Hëne, i propozuar nga...

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu