Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski

Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) dhe ish-deputeti, Samka Ibraimovski, ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues pasi kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve, ndërsa kërcënimet i ka bërë përmes profilit të tij në Facebook.

Kërcënimet i ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili pret që institucionet kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt, si dhe kërcënime të ngjashme që paraprakisht ishin paralajmëruar nga gjykata. Në postimet e tij në Facebook, më së shumti përmendet gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva, për të cilën vetë Ibraimovski mohon që shkrimet e tij kundër gjyqtares Daneva janë kërcënim për jetën dhe konsideron se si ithtar i ligjit për përmbarim ka të drejtë të kritikojë gjykatën.

“Nëse kam përmendur dikë, nuk e kam përmendur me kërcënim për jetën, nëse shkrimi im i prek, ky është problemi i tyre. Unë kam të drejtë demokratike të shkruaj si hartues i ligjit, jam kryetar i një partie të varfër që ka ngecur me përmbaruesit dhe kërkojmë shpëtim dhe rrugë për të çliruar ata njerëz që paguajnë borxhe 3 deri në 4 herë”, tha Ibraimoski.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka qenë e para që ka alarmuar për kërcënimet ndaj gjyqtarëve, të cilët në fund të mandatit kanë informuar se thuajse çdo ditë ka pësuar kërcënime, por vetëm pak kohë më parë ka vendosur të lajmërojë policinë. Krahas kërcënimeve, Kacarska ka qenë edhe viktimë e një sulmi fizik, e cila paraprakisht ka raportuar në polici se i është kërcënuar siguria, pasi në garazhin e saj kishte gjetur një shtrat të improvizuar dhe thikë kuzhine./Portalb.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu