Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Kuvendi, në bashkëpunim me UNHCR-në, e shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 Qershorin, me ngjarje adekuate të hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit. Gashi, thuhet në njoftim, theksoi se këtë vit shënohen 30 vjet nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, por edhe tri dekada nga themelimi i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në vendin tonë.

“Në atë drejtim, Gashi theksoi se Dhoma Ligjvënëse do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të ketë qasje pozitive ndaj të gjitha iniciativave që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe mundësive zhvillimore të të gjithë atyre që për arsye të caktuara, u gjendën në një situatë kaq të palakmueshme, të ishin njerëz pa shtëpi, pa vatër, larg atdheut të tyre.

Sipas Gashit, bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës, nga mizoria e konflikteve, e intolerancës ndëretnike, fetare apo çfarëdo forme tjetër që të humbin dinjitetin e tyre, t’i humbasin të drejtat themelore të njeriut, si arsimi, mbrojtja shëndetësore, sigurimi social…”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, shtojnë nga atje, theksoi se në periudhën e kaluar, falë bashkëpunimit intensiv të Kuvendit me UNHCR-në, përmes ndryshimeve në Ligjin për evidencën e amzës dhe Ligjin për të huajt dhe zbatimin praktik të tyre, situata me personat pa shtetësi u zgjidh, duke tejkaluar kështu problemin për mbi 700 qytetarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu