Fronti Evropian është larguar sonte nga seanca parlamentare ku po debatohet për zgjedhjen e qeverisë së re. Blerim Bejeti, koordinator i grupit parlamentar, tha se nuk do të votojnë për qeverinë e re sepse “nuk ka legjitimitet nga komunitetet etnike”.