Qytetarët e RMV të largohen nga Libani për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, apelon MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Liban të largohen nga atje për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, përcjell TV21.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.

Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.

Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe rikujton në SOS linjën telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: [email protected] )”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu