Pse e ashtuquajtura “Marrëveshja e majit” nuk paraqet obligim juridik ndaj askujt?

Shkruan: Halim Hyda

Kohët e fundit është përmendur disa herë e ashtuquajtura “Marrëveshja e Majit”, por kjo marrëveshje shkaktoi dilema të shumta dhe nuk arriti të prodhojë një stabilitet të qartë poliitk, për arsye se palët ishin ato që nuk iu përmbajtën kësaj marrëveshjeje. Sipas VMRO-së ishte vet BDI-ja ajo që e shkeli këtë marrëveshje në vitin 2017 dhe kjo marrëveshje asnjëherë më nuk do të zbatohet, kurse BDI në argumentet e veta nxjerr fajtore VMRO-në, sepse ajo nuk arriti të sigurojë shumicën dhe radha i erdhi LSDM-së.

Marrëveshja e majit është arritur më 29 maj 2007 ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë, por as nuk është nënshkruar publikisht dhe as nuk është vënë në dispozicion të opinionit. Nga pesë pikat në të, në të pestën vetëm në terma të përgjithshëm thuhet se “pas kthimit të BDI-së në Parlament, palët pajtohen që të vazhdojnë negociatat për çështjen e mënyrës së formimit të qeverisë”. Në dy pikat e para të dokumentit palët pajtohen për listën e ligjeve që do të votohen me shumicë Badenter dhe për nevojën e rikonstituimit të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike në Parlament. Pika e tretë dhe e katërt flasin për nevojën e zgjidhjes së çështjes së dhënies së ndihmës materiale dhe sociale për viktimat e konfliktit të vitit 2001 dhe familjet e tyre, si dhe palët për të përgatitur dhe propozuar një projektligj për përdorimin e gjuhëve.

Një marrëveshje politike, siç po aludohet në “Marrëveshjen e Majit”, a mund të jetë kredibile dhe legjitime, nëse atë nuk e nënshkruajnë palët negocuese?

Këtu fillon paqartësia e parë publike, por edhe sikur të biejnë dakord ta nënshkruajnë, sa një marrëveshje e tillë është gjithpërfshirëse, nëse atë e nënshkruajnë vetëm dy subjekte politikie?

Pse duhet të merret si pikë referimi një marrëveshje (e panënnshkruar), nëse ajo është produkt negocimi vetëm i dy subjekteve politike dhe kush mund të garantojë se pikërisht ato dy subjekte politike do të jenë faktor kryesor në zgjedhjete radhës?
Pse subjeket tjera politike, që nuk kanë qenë pjesë e atij procesi negocues, duhet të përfillin diçka ku ata kanë qenë të përjashtuar?

Këto dhe pyetjet tjera i bëjnë më të paqëndrueshme argumentet se gjoja “Marrëveshja e Majit” e ka fuqinë jurdike të zbatimit dhe ajo duhet të jetë pikë referuese se si duhet të formohen qeveritë e ardhme.

Nëse qenka kaq lehtë kjo punë, pse BDI deri më tani nuk ka bërë marrëveshje të tilla me partitë maqedonase për heqjen e 20 përqindshit që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe?

Nëse duhet të zbatohen marrëveshjet e tilla “në katë sy”, BDI e paska pasur lehtë të orientojë politikat zhvillimore, duke iu dhënë përparësi rajoneve shqiptare, e jo të bëjë sehir ndaj politikave diskriminuese ku vetëm rajonet e Maqedinsë Lindore ishin të përfshira në planet strategjike investuese të qeverive të kaluara.

Sikur marrëveshjet e tilla dypalëshe të kishin qenë aq efektive në të kaluarën, pse BDI nuk inicoi Parlament dydhomësh, siç është Zvicra me Parlament dy dhomesh, por edhe Gjermania, ndonëse ka një popull dhe një gjuhë.

BDI thirret shumë në legjitmitetin e votës shqiptare, por në anën tjetër ka bërë një koalicion shumetnik parazgjedhor. Pra BDI ka marrë përsipër t’i përfaqësoj edhe turqit, romët, boshnjakët etj.por në anën tjetër thirret vetëm në legjitimitetin e votes shqiptare! A është kjo një tradhëti ndaj partnerëve të vet që nuk janë shqiptarë, apo populizmi i BDI-së vazhdon të jetë malli më i lirë që shitet në tregun e plaçkave parapapliitke. Nëse shkohet me logjikën e populizmit, edhe VLEN i ka kundërargumentet veta, sepse është një koalicion puroshqiptar, me 14 mandate të fituara, një fuqi politike e mjaftueshme për të qenë përfaqësuse legjitime dhe dinjitoze e interesave shqiptare në Parlamentin e Maqedonbisl së Veriut.

Ka kaluar koha kur legjitimiteti ishte monopol vetëm i BDI-së, ndonëse shqiptarët po pyesin se çfarë hajri panë ata nga ky legjtimitet në të cilin thirret kaq shumë BDI?!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fidan bisedë telefonike me sekretarin Rubio, diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga...

Ukrainasit “ia marrin dorën” sulmeve, pas avionëve hedhin në erë me eksploziv urën e Krimesë

Shërbimet Sekrete Ukrainase goditën një shtyllë nënujore në një operacion të përgatitur mirë – Trafiku në urën e Krimesë është ndërprerë përgjatë gjithë gjatësisë...

La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë federale në Uashington ka dënuar me 10 vjet burg një person nga Kosova me shtetësi amerikane, Lirim Sylejmani, për shkak se është...

Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë deklaruar se organizimi i ushtrimit ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe” është dëshmi që Kosova është...

Boban Stefkovski favorit kryesor i VMRO-së për Shkupin – shpallja e kandidaturës pritet këtë muaj

Shkup, 2 qershor 2025 – VMRO-DPMNE është në fazën përfundimtare të vendimmarrjes për kandidatin e saj për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu