Alarmante-Kundërzbulimi i Maqedonisë e konsideron Ivan Stoilkoviq aset të agjencisë serbe të inteligjencës, BIA.

Rrjeti ndërkombëtar i gazetarisë hulumtuese Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) ka publikuar raporte të klasifikuara të inteligjencës maqedonase për ministrin në ardhje të Ministrisë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, serbin pro-rus Ivan Stoiljkovic, transmeton Gazeta Metro.
Rrjeti ka publikuar dokumentet e klasifikuara të inteligjencës maqedonase që e kishin parë edhe të arsyeshme ta përgjonin atë për një periudhë të konsiderueshme ku edhe kanë mbledhur dëshmi edhe nga kontakti me persona të identifikuar si asete të agjencisë serbe të inteligjencës, BIA.

Inteligjenca maqedonase njofton se ai ka vepruar që prej dekadash tashmë sipas udhëzim të nivelit më të lartë të pushtetit serb dhe të BIA’s, siç vërehet edhe nga dokumentet e profilit dhe analizës.

Në profilin e dokumenteve të rrjedhura nga inteligjenca maqedonase ai vlerësohet direkt si bashkëpunëtorë i tyre dhe me veprimtari të dukshme në interesat shtetërore të Serbisë.

Këto dokumente shpalosin e edhe bisedat e Stoiljkovic me agjentin e BIA’ serbe Goran Zivaljevic, në shërbim në Shkup që prej 2005’s, e që sipas bisedave të përgjuara i jepte udhëzime Stoiljkovic dhe ky i raportonte për to.

Inteligjenca maqedonase ka renditur dhe e konsideron të ndërlidhur dhe të koordinuar veprimtarinë e BIA’s dhe të agjencive ruse të inteligjencës në Maqedoninë e Veriut si duket edhe sipas raportit të OCCRP, që ka bashkëngjitur raportet edhe për veprimtarinë e agjentëve dhe aseteve ruse në Maqedoni.

Ivan Stoiljkovic është propozuar si ministër në kabinetin e ardhshëm të Hristijan Mickovski, kreut të VMRO-DPMNE, që pritet të votohet këtë fundjavë në kuvendin maqedonas.

Stoiljkovic është i njohur edhe për deklarata dhe veprimtari publike të këtyre qëndrimeve që përputhen me raportet e kundërzbulimit maqedonas. Ai ishte në vizitë në Rusi vitin e kaluar krah fashistëve serbë të famshëm për orientimin e shërbimin pro Rusisë, Aleksandar Vulin dhe Milorad Dodik.

Stoilkjovic gjatë kësaj fushate elektorale në Maqedoninë e Veriut kishte shprehur hapur euroskepticizmin e tij anti-perëndimor dhe albanofobinë që partneri i tij i koalicionit Hristijan Mickovski tentonte ta fshihte. ‘Shqiptarët s’do na i qepin më rrobat’ thoshte ai në mediat serbe dhe shkonte aq larg sa ta quante bashkëpunimin me shqiptarët gati tradhti. (gazetametro.net) /Koha/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu