Putin: Jemi afër pikës pa kthim falë arrogancës së Perëndimit

“Egoizmi dhe arroganca e shteteve perëndimore kanë çuar në gjendjen aktuale, bota i është afruar pikës pa kthim”, tha presidenti rus Vladimir Putin në margjinat e një takimi që pati të premten me udhëheqjen e ministrisë së Jashtme ruse.

“Më lejoni t’ju kujtoj se ishte Uashingtoni që minoi stabilitetin strategjik duke njoftuar tërheqjen e njëanshme nga Traktati i Mbrojtjes së Raketave Anti-Ballistik dhe heqjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër. Egoizmi dhe arroganca e shteteve perëndimore çoi në gjendjen aktuale jashtëzakonisht të rrezikshme. Ne kemi ardhur, dhe kjo është e papranueshme, afër pikës pa kthim”, tha Putin.

Sipas tij, thirrjet për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, e cila ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore, demonstrojnë “aventurizmin e tepruar të politikanëve perëndimorë”.

Presidenti rus vendosi gjithashtu kushtet që Moska të ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën për armëpushimin.

Konkretisht, ai tha se Kievi duhet të tërheqë trupat e tij nga të gjitha rajonet e pushtuara (Zaporizia, Kherson, Donbass dhe Donetsk) për të filluar negociatat.

Ai shtoi gjithashtu se një kusht tjetër duhet të jetë deklarata e Kievit se heq dorë nga synimet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

“Ne jemi gati të ulemi në tryezën e bisedimeve edhe nesër”, tha ndër të tjera Putin.

“Sapo Kievi të deklarojë se është gati për një vendim të tillë dhe të fillojë një tërheqje reale të trupave nga këto zona, si dhe të shpallë zyrtarisht braktisjen e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, pala jonë do të ndjekë menjëherë urdhrin për pushimin e zjarrit dhe fillimin e negociatave… E përsëris, këtë do ta bëjmë menjëherë. Kushtet tona janë shumë të thjeshta. Nëse Perëndimi dhe Kievi refuzojnë, do të bëhet përgjegjësia e tyre për gjakderdhjen”.

Duke komentuar marrëveshjen dhjetëvjeçare të sigurisë të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Ukraina në samitin e G7, Putin e quajti atë një “bllof”, një marrëveshje e parëndësishme që mund të shembet në çdo kohë. /vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dubai planifikon resort gjigant në formë Hëne

Dubai pritet të bëhet sërish qendër e vëmendjes me një projekt futurist prej 5 miliardë dollarësh: një resort në formë Hëne, i propozuar nga...

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë...

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu