Aziri dhe Lloga me qëndrime të kundërta – Shaqiri thotë se BDI do të jetë konstruktive për shkak “hipotekave”

Derisa u paraqiten mospajtimet e para brenda Frontin Europian për atë se pse u votua PRO ligjit për organizim të ministrive, si duket qëndrime të kundërta ka edhe brenda ASH-së, krahu i Selës. Deputeti Elmi Aziri e kritikoi ashpër vendimin që t’i jepet mbështetje një ligji të propozuar nga VMRO DPMNE, pasi siç shtoi Komisionin të cilin e kanë marrë në këmbim është i pa nevojshëm dhe joserioz. Por nga ana tjetër Krenar Lloga nga e njëjta parti për 360shkallë tha se ky komision është i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por për gjithë Maqedoninë.

Por ku mbeti retorika e FE Europian të cilët thoshin se votat e tyre për të arritur 2/3 shkojnë vetëm për ndryshimet kushtetuese?

Deputei Rijad Shaqiri nga VLEN, thonë se votat e FE për propozim ligjin e VMRO-së u dhanë PRO, për shkak se siç shtoi, ata kanë hipoteka të ndryshme të cilat duan t’i shmangin në këtë mënyrë. Ligji për riorganizimin e ministrive u votua të shtunën në orën 2:30 pas mesnate me 88 vota pro dhe 22 kundër. PËR votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-ti dhe ZNAM-it si dhe pjesë e Frontit Europian, ndërsa kundër ishin LSDM dhe Levica. Katër deputetët e ASH-së nuk votuan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu