Kurti viziton ekspozitën “KFOR and Kosovo +25”: Nga i burgosur politik, u bëra rob lufte

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ekspozitën e fotodokumentarit “KFOR and Kosovo +25”, që shënon edhe 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ende ishte nën mbresat e këtyre fotografive të kësaj ekspozite që porsa i pa në një mënyrë të dyfishtë.

“E para për shkak se jemi në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit e të paqes, të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë; dhe së dyti, për shkak se dy vitet e gjysmë të para të lirisë, ai ka qenë rob lufte”, tha ai, duke shtuar se këto fotografi e mësojnë për atë që i mungon.

“Nga i burgosur politik më datën 10 qershor, bëhem rob lufte. Janë ato dy vjet e gjysmë të para të cilët nuk i di për shkak se kam qenë i mbyllur dhe i izoluar dhe të gjitha këto ekspozita dhe shfaqje e paraqitje të cilat na kthejnë 25 vjet përpara nuk janë të tilla që më rikujtojnë mua sa më mësojnë për atë që më mungon. Andaj falënderoj me mirënjohjen më të thellë organizatoren për këtë’’, tha ai.

Duke kujtuar ditët e luftës, kryeministri theksoi se kjo ekspozitë njëmend na kthen pas, në muajt e parë të lirisë dhe sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë neve, na e sjellë kontrastin ndërmjet çnjerëzores së një regjimi dhe bukurisë së hirshme të njerëzimit.

“Në veçanti në këtë ekspozitë mund të shihni jetën e rëndomtë të njerëzve në situata të ndryshme të cilat njerëzorja i bën të njëjta. Pra, do të mund të shihni jo ngjarjet e jetës që e bëjnë jetën ngjarje të mirë dhe ky fotodokumentim unik nga fotografi e gazetari Nick Sidle, është një testament për guximin dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuuar për paqe në vendin tonë’’, veçoi ai.

Teksa komentonte fotografitë, kryeministri theksoi se është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kontributin e çmuar të KFOR-it në substancë të së cilës ishte NATO-ja. Krahas atyre që kanë kontribuuar në këtë ekspozitë, kryeministri shprehu mirënjohje e përjetshme për të gjithë paqeruajtësit që kanë shërbyer e shërbejnë në Kosovë.

“Kontributi juaj është i pamatshëm dhe i paharrueshëm”, tha ai. Fjalë rasti mbajtën edhe lord George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ministër i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë ekspozitë, kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, si dhe ministrat, Hajrulla Çeku, Elbert Krasniqi dhe Rozeta Hajdari. Ekspozita “KFOR and Kosovo +25” po shfaqet në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. /EO

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu