Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në një intervistë për CNN ka thënë se përfshirja e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në një investim në Serbi ku do të ndërtohej edhe një memorial për të kujtuar “viktimat e agresionit të NATO-s” është tradhti ndaj SHBA-së. Clark ka thënë se nuk është kundër investimeve në Serbi, por shprehet kundër ndërtimit të një memoriali të tillë.

Gjenerali amerikan ka thënë se ish-ndërtesa e ushtrisë jugosllave në atë ishte boshe kur ishte goditur nga NATO dhe se bombardimet s’ishin agresion, por kulmi i një përpjekje diplomatike për të bindur Millosheviqin që të mos i vriste shqiptarët e Kosovës.

“Së pari, ajo ndërtesë, me sa dimë, ishte bosh kur e goditëm. Së dyti, nuk ishte agresion i NATO-s, por ishte kulmi i përpjekjeve diplomatike shumëvjeçare për të bindur diktatorin serb Slobodan Millosheviq që të mos vriste qytetarët e tij në pjesën e Serbisë të njohur si Kosovë”, ka thënë Clark për CNN.

Clark e ka përmendur krimin makabër të forcave serbe mbi familjen e Adem Jasharit dhe më pas edhe detyrimin nga ana e NATO-s për bombardim pasi përpjekejt për të bindur Millosheviqin që të ndalte vrasjet dhe krimet kishin dështuar. Clark ka thënë se ndërtimi i një memoriali të tillë do të ishte tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës amerikane, pilotëve amerikanë që kishin marrë pjesë në kampanjën e bombardimeve dhe përpjekjeve diplomatike që ishin bërë për ta bindur Millosheviqin që të ndalte vrasjet dhe masakrat.

“Është naive. Do të ishte tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës tonë dhe djemve e vajzave guximtarë që ishin të përfshirë në atë kampanjë, përpjekjeve diplomatike”, ka thënë Clark për CNN, transmeton Express.

Clark ka thënë se Jared Kushner mund ta ndërtojë hotelin dhe një memorial për të kujtuar të gjitha viktimat, përfshirë edhe të gjitha viktimat shqiptare që u vranë nga shteti i Serbisë përgjatë periudhës së bombardimeve, por jo një kompleks të tillë përkujtimor, meqë s’ka pasur agresion të NATO-s. Gjenerali amerikan ka thënë se ndërtimi i një memoriali të tillë është pjesë e kampanjës së dezinformimit që e bën Rusia dhe ka thënë se shpreson që Jared Kushner të mos përfshihet në ndërtimin e një të tilli./GazetaExpress/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu