Ish-myftiu i Tetovës, Qani Nesimi akuzon Fetahun: Pse e tradhtove vakëfin e Myftinisë së Tetovës!

Ish-myftiu i Tetovës Qani Nesimi, i rrethuar nga disa hoxhallarë, sot ka mbajtur një konferencë për media, nga ku ai thot shkarkimi i tij nga ana e Bashkësisë Fetare Islame apo më saktësisht nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, është i padrejtë, antikushtetuese dhe antiligjore. Me zë të lartë dhe tejet i nervozuar, Nesimi në formë të pyetjeve drejtoi një sërë akuzash për Shaqir Fetahun. Ai thotë se Fetahu U.D e ka emëruar një person tjetër, që siç thotë ai, bie ndesh me kushtetutën e BFI-së.

“Ai me veprimet e tij të paligjshme thellon çdo ditë krizën dhe krijon një situatë të tensionuar, të padurueshme dhe prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore në radhët e BFI-së, e gjithë kjo me synimin për të shmangur përgjigjen para Rijasetit për pyetjet tashmë të diskutuara dhe të hapura dhe atë për: 1. mandatin e tij, gjegjësisht Reisit, pas plotësimit të kushteve ligjore për pension,2. mos deklarimin e tij publik se nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të ish-sistemit të ashtuquajturës UDBA të famshme, pas akuzave të rënda me fakte nga një ish i burgosur politik, profesor i nderuar i teologjisë islame nga Kosova që ishte i spiunuar nga Shaqir Fetai”, ka deklaruar Qani Nesimi, myfti i Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovski godet Adnan Azizin ashpër: “I vogël është ai për proceset e mëdha të vendit” (VIDEO)

Në mes të Tetovës shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi deklaroi se do ti ndalojë të gjitha projektet sllave duke e bërë më...

Ku e gjetën guximin rebelët e “Vojvodës”?

Mediat në gjuhen shqipe mbëmë kanë njoftuar se dje janë rrahur dy nxënës shqiptarë nga një grup tifozësh të "Vojvodës", të përzgjedhur vetëm...

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu